Hënën më të bukur të gjithë vitit 2019 do e shikoni nesër

519
Sigal

Hëna  më e bukur e vitit  e 2019 do të shfaqet në 19 shkurt, duke u dukur më e ndriçuar dhe e shkëlqyer në krahasim me një hënë normale të plotë. Ajo që e bën më të veçantë atë është fakti që Hëna e Plotë do të gjendet saktësisht në pikën e orbitës së saj më të afërt me Tokën.

Kjo Hënë do të jetë rreth 7% më e madhe se një Hënë normale. Kjo e 19 shkurtit është ‘superhëna’ e dytë e 2019, pas asaj që ka ndodhur  me eklipsin “Hëna” në natën mes 20 dhe 21 janar.

 

 

Në 10:07 minuta të 19 shkurtit Hëna do të gjendet në një distancë me token rreth 356.761 kilometra. Në 2019, nuk do të kemi më një Hënë të plotë kaq pranë nesh kështu që mos e humbni spektaklin.