Fatos Lubonja: Kemi një regjim autoritarist që kërkon të kapë gjithë institucionet

231

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 ka komentuar vendimin e opozitës për të djegur mandatet. Lubonja thotë se një gjë e tillë mund t’i dalë për mirë, por edhe për keq opozitës.

Ja reagimi i plotë i Lubonjës:

Kemi nje regjim autoritarist qe kerkon te kape gjithe institucionet. Opozita nuk mund te jete fasade e ketij regjimi autokratik, kete la te kuptohet edhe Basha. Me lenien e mandateve delegjitimohet me shume dhe demaskohet para nderkombetareve kjo lloj Shqiperie qe paraqitet nga Rama si demokraci. Ne kete menyre ceshtja del jashte ketyre ambasadoreve te korruptuar qe kemi ketu dhe ndergjegjeson faktorin nderkombetar. Rama eshte e keqja kryesore qe e ka cuar vendin ne kete situate.