Virusi vdekjeprurës, a e parashikoi filmi hollivudian? (VIDEO)

251

Tre qytete të mëdha në Kinë janë izoluar nga frika e përhapjes së një koronavirusi vdekjeprurës. Bëhet fjalë për 20 milionë banorë, të cilët druhen se mund t’u mbarojnë ushqimet. Ka një film Hollivudi që po përflitet. Fansat e filmit “Contagion” me Matt Damon. thonë se ka ngjashmëri me atë që po ndodh në Kinë.

Në filmin e vitit 2011, Pacientja Zero, një amerikane e quajtur Beth Emhoff (Gwyneth Paltrow), preket nga sëmundja fatale pas një udhëtimi në Hong Kong. Por ajo që po i shokon fansat ka lidhje me burimin e sëmundjes.

Në film tregohet se bartësi fillestar i virusit është një lakuriq. Madje një lakuriq frutash. Një derr e ha këtë lakuriq dhe më pas një shef kuzhine blen derrin dhe e dërgon për gatim. Teksa po merrej me derrin, ai nuk i lan duart kur takon një kliente, pikërisht amerikanen Beth Emhoff. Pasi i jep dorën, ai i transmeton virusin e marrë nga lakuriqi dhe derri.