Peshkaqeni i bardhë 5 metra i gjatë i afrohet fotografit

176

Një fotograf ka sjellë një set fotosh që tregojnë momentin e frikshëm kur një peshkaqen i bardhë ishte vetëm disa centimetra larg dorës së tij.

Peshkaqeni, rreth 5 metra i gjatë, doli nga oqeani dhe u afrua me dorën e fotografit në mënyrë të rrezikshme.

Pamjet tmerruese u kapën nga zhytësi Luke Thom ndërkohë që qëndronte në një kafaz nën ujë në ishujt Neptune, Australia Jugore.

Në fotot, që duken sikur janë shkëputur nga ndonjë film horror, duket “bisha” e detit që peshon rreth 1360kg ndërkohë që ngul dhëmbët e tij të mprehtë në cepin e kafazit metalik.

Fotografi i “krisur” tregoi se ishte frymëzuar nga miku i tij sypatrembur që këmbënguli t’i afroheshin grabitqarit një tonësh më nga afër.