Sigal

Shkencëtarët amerikanë kanë llogaritur se Babagjyshi udhëton 650 milje në sekondë, për të vizituar 822 shtëpi në sekondë anembanë botës për Krishtlindje.

Mandarinat

Tradita e futjes së mandarinave brenda çorapeve festive vjen nga murgeshat franceze të shekullit 12, të cilat dërgonin çorape plot me fruta, mandarina dhe arra në shtëpitë e të varfërve.

Çorapet

Vendosja e  çorapeve për Krishtlindje vjen nga një zakon holandez,  sipas të cilit këpucët liheshin të mbushura me ushqim përgomerët e Shën Nikollës. Në këmbim ai do të linte dhurata të vogla në çorape.

Pema e Krishtlindjes

Gati 60 milionë pemë Krishtlindjes rriten çdo vit në Evropë.

Pema më e lartë

Pema më e lartë për Krishtlindje ishte 221 këmbë e lartë, e ngritur në një qendër tregtare në Uashington në vitin 1950.

Krishtlindjet e Bardha

Shanset për Krishtlindje të Bardha janë vetëm 1 në 10 në Angli dhe Uells dhe 1 në 6 për Skocinë dhe Irlandën e Veriut.

Jingle Bells

Kënga Jingle Bells e James Pierpont e vitit 1857 u këndua për herë të parë në One Horse Open Sleig dhe u shkrua për Ditën e Falenderimeve.

Ndalimi i Krishtlindjes

Në vitin 1647, pas Luftës Civile Angleze, Oliver Cromëell ndaloi festimet. Ligji nuk u hoq deri në vitin 1660.

Njeriu më i madh prej dëbore

Në vitin 1999, banorët e shtetit Maine në Amerikë ndërtuan njeriu më të madh prej dëbore. Ai ishte i gjatë 113 këmbë.

Krishtlindet greke

Grekët i festojnë Krishtlindjet më 7 janar sipas kalendarit të vjetër Julian, ndërsa dhuratat hapen ditën e Vitit të Ri.