Një kurë për verbërinë, shkencëtarët arrijnë t’i kthejnë shikimin 35-vjeçarit që nuk shihte që 9-vjeç

209

Mjekët i kanë kthyer shikimin një personi të verbër duke i dërguar, në mënyrë direkte, pamje filmike trurit të tij.

Në rastin e parë, që sjell shpresë për miliona pacientë, pesë burra dhe një grua kanë rifituar shikimin pas shumë vitesh ‘në errësirë’.

Mjekët u kanë ‘mbjellë’ këtyre pacientëve disa pajisje të vogla në korteksin vizual si dhe në pjesën e pasme të kafkës në mënyrë që të mbledhin pamje nga një kamera e vogël e vendosur tek një palë syze.

Sa u përket syve, ata janë anashkaluar tërësisht.

Një prej pjesëmarrësve në eksperiment, Benjamin James Spencer, i cili e ka humbur shikimin kur ishte 9-vjeç, tregoi për emocionet që përjetoi kur mundi të shihte për herë të parë, bashkëshorten dhe tre vajzat e tyre.

Ai u shpreh:

Ishte kaq frymëzuese që të shihje kaq shumë bukuri. Mund ta shihja fytyrën rrumbullake të bashkëshortes sime, dhe formën e trupit të saj. Mund të shihja fëmijët e mi që vraponin që të më përqafonin.”