Humb telefonin në parkun e lojërave në lartësi 76 metra, por e rigjen

146

Ajo që ndodhi në kolovajzën e parkut argëtuese të “Port Aventura” në Spanjë është e pabesueshme: një pasagjer arriti të rimarrë smartphonin në fluturim që i kishte rënë dikujt tjetër. Videoja e momentit është bërë shumë e ndjekur në youtube.

Kur jeni duke hipur në një kolovajzë para se të niset makineria iu kërkohet të siguroni mjetet personale pasi një moment kur shpejtësia rritet dhe përfundoni me kokë poshtë, mund t’i humbni pa pasur ë asnjë mundësi rikthimi të tyre ndaj edhe duhet të jeni shumë të vëmendshëm.

Por në parkun e lojërave në “Port Aventura ” të Barcelonës, në Spanjë, ndodhi një dukuri e rrallë.

Teksa 2 pasagjerë kishin hipur në lojëra paralele janë bërë protagonistë. Njërit i bie telefoni ndërsa e pret tjetri edhe pse ishte duke u zhvendosur me shpejtësi skëterrë.

Videoja arriti në plot 1.7 milionë shikime. Një gjest me fat, por pa dyshim jo i thjeshtë, duke marrë parasysh që vagonët e këtyre makine tejkalojnë 130 km /orë, me strukturën që në disa vende arrin lartësinë 76 metra.