A marrin frymë peshqit top kur janë në rrezik? Ja si përgjigjen studiuesit

1724
Sigal

Në prani të një grabitqari, këta peshq të familjes Tetraodontidae shpejt gëlltitin sasi të mëdha uji, duke zgjeruar lëkurën e tyre elastike dhe me gjemba derisa të bëhen topa të mëdha, të patrembur dhe helmuese, katërfishin e peshkut origjinal.

Hulumtimet e kaluara kanë pohuar se në këto momente, peshqit tullumbace mbanin frymën e tyre, duke penguar në mënyrë efektive frymëmarrjen e kryer përmes grykës.

Kjo bëhet për arsye vetëmbrojtje. Ata e mbajnë frymën derisa kundërshtari të largohet. A është e mundur që ata të mbeten pa oksigjen për kaq gjatë?

Gjatë një eksperimenti studiuesit zbuluan se para ënjtjes, peshku akumuloi ujë për 5-10 sekonda, siç ndodhi në det; ata qëndrojnë të fryrë për një interval kohe prej 3.7 deri në 18 minuta