Shkrimtari Naum Prifti: Si e dashurova vajzën kolonjare

2372
Sigal

 Rrëfim i shkrimtarit Prifti për dashurinë e parë dhe martesën

Ndërsa ka festuar 60-vjetorin e martesës, shkrimtari i mirënjohur Naum Prifti, ka sjellë ndërmend fillimet e dashurisë me vajzën e bukur kolonjare, magjia e së cilës u shpalos në Vlorë. Të kujtosh ato ditë të bukura, rinohesh  dhe sa herë vij në Vlorë, më mbysin kujtimet e dashurisë së parë dhe të vetme me Rinën. Ai shprehet se vjen sa herë të mundet në Vlorë, pasi jo vetëm kujtoj ditët e bukura të dashurisë, por dua edhe të blej një shtëpi këtu, për të ndenjur gjatë. Por vij në Vlorë edhe për të shuar mallin me të afërmit që kam këtu, sikurse është kunati, por edhe një rreth të gjerë shoqëror. Largimin drejt Amerikës, shkrimtari Naum Prifti, nuk e konsideron një ikje si e gjithë të tjerëve, kjo për shkak të të atit, i cili kish punuar për shumë vite atje. Gjatë kësaj kohe ai kishte regjistruar edhe fëmijët, që prej shumë vitesh kishin marrë nënshtetësi amerikane. Në këtë vend demokratik, referuar ligjit, nga viti 1925 deri në vitin 1939, fëmijët e emigrantëve edhe pse jetonin jashtë Amerikës, ishin automatikisht amerikanë. Shkrimtari e ka marrë vesh krejt rastësisht në vitin 1991, kur bashkë me familjen shkoi në Athinë. Kur paraqiti dokumentet mësoi të vërtetën dhe brenda javës, nisi udhëtimin për në Amerikën e ëndërruar, tashmë si shtetas amerikanë. Megjithëse prindërit kishin vdekur prej kohësh, por gjeti dy vëllezërit, me të cilët jetoi disa vite me ta. Naum Prifti vijon në bashkëbisedimin e tij se ndjehet mirë që mundi të vërë në jetë amanetin e vëllait të tij, Piter Prifti. Ai e kish lënë me gojë dhe me shkrim, që pas vdekjes të digjej në Krematorium dhe t’i shpërndahej hiri nëpër Atdheun e tij, për të cilin e dogji malli. Ai është i pari shqiptar që e bën këtë, pasi në Shqipëri është një traditë e re. Hiri u hodh në lumin Erzen dhe në këtë ceremoni prekëse morën pjesë shumë akademikë si: Emil Lafe, Nasho Jorgaqi etj.. Pengu i shkrimtarit dhe familjarëve të tjerë është që i vëllai tyre, nuk krijoi familje dhe nuk la pasardhës. Por në këtë event të jetës së tij, iu drejtuan dy pyetje shkrimtarit.

Si lindi dashuria me Rinën, me të cilën festuat 60- vjetorin e martesës.

Është lodhur shumë djaloshi simpatik” për t’i mbushur mendjen” studentes kolonjare?

-Jua kam thënë edhe njëherë tjetër, se këtu në këtë Vlorë të bukur, lindi edhe dashuria ime e parë. Të kujtosh atë kohë, është një nostalgji. Rina ishte në gjimnazin “Ali Demi”, por ngacmimet e para mes nesh, lindën që në Ersekë. Kemi qenë shokë klase, por kur unë do t’i shprehja atë që ndjeja, ajo u largua në Vlorë, e mori halla e saj për të ndjekur mësimet në gjimnazin “Ali Demi”. Sigurisht, kish lindur diçka mes nesh, ndaj  vija nga Tirana për të takuar Rinën, së cilës një ditë ia thashë atë që e mbaja përbrenda.

Kujtoni vendin ku e keni bërë puthjen e parë?

-Unë kujtoj shëtitjet e bukura buzë detit, uleshim në shkëmbinjtë, ku përplaseshin dallgët e detit dhe në këtë panoramë magjepsëse, padyshim do të vërshojnë edhe puthjet mes dy të dashuruarve. Eh, kujtime të pashlyera këtu e 60 vjet të shkuara, por që janë  pjesa më e bukur e jetës sonë të përbashkët. Ajo që dua të them është se nuk gabuam për të gjetur njëri tjetrin, kemi kaluar një jetë me harmoni të plotë. Për ne ishte dashuria e parë, që mbijetoi Lindëm fëmijë, kemi nipër e mbesa, që na e zbukuruan jetën.