Poezia e Sabaudin Hadxhialiç, në Shqip

111

Peter Tase

Sabaudin Hadxhialiç (Sabahudin Hadžialić) u lind më 23 shtator, 1960 në Mostar, Bosnje Hercegovinë. Sot ai është anëtar i shoqatës së shkrimtarëve të Bosnje Hercegovinës, si dhe anëtar i shoqatës së shkrimtarëve të Serbisë dhe shoqatës së shkrimtarëve të Malit të Zi. Është një nga eksponentët kryesor të shoqatës së gazetarëve të Bosnje Hercegovinës, gjithashtu ambasador i organizatës “Poetas del Mundo”, në Bosnje Hercegovinë. Është redaktor dhe botues i revistës “Diogen” pro culture, dhe redaktor i revistës “MaxMinus” në Sarajevë. Shkruan prozë dhe poezi për disa dekada, madje ka shkruaj edhe shumë artikuj në fushën e analizës dhe kritikës letrare. Aktualisht punon si profesor në fakultetin e mas medias komunikimit dhe medias, Universitetin Ndërkombëtar të Travnikut në Bosnje Hercegovinë. Ka botuar disa vëllime me poezi, artikuj, ese, drama dhe tregime të shkurtra në thuajse të gjitha gazetat dhe revistat e Bosnje Hercegovinës, Serbi, Kroaci, Slloveni, Maqedoni. Poezitë e Sabaudinit janë botuar në revista të ndryshme në Irlandë, Britania e Madhe, në Spanjë, Zvicër, SHBA, Kosovë dhe Itali. Poezitë e Sabaudinit janë përkthyer në anglisht, frëngjisht, spanjisht, turqisht, italisht, arabisht, polonisht, estonisht, shqip dhe rumanisht. Është botues i katërmbëdhjetë librave me poezi dhe prozë.

Dhjet vjet më vonë                                      

Smira dhe sëmundja
ushqejnë
gabimet e mia.
Mundohem të kuptoj
çfarë janë ato,
pa dhimbje janë duke parë
bashkësinë
e qenësisë sime.
Nuk e kuptoj
se pa dhimbje
nuk ka jetë
pa dyshim….

Regjistrimi i Realitetit

Imazh i zymtë
nga gjurmët e mia në kohë
ajo është e vërtetë
Brenda vizionit që – nuk është,

Është krejtësisht në kërkim
të saj!

Mbretëresha Elisabet,
Katerina, Nikolajevna,
Princesha Dajana,
Fatima
Zhduken përpara syve
të egërsirave.

Unë mbetem vetëm
dridhem nga pasiguria,
mundohem të kuptoj
Çfarë duan të gjithë ata.

Realiteti virtual i filmave ireal në botë
nuk janë më shumë se
një përshtypje e pabesë e botës reale
që më gënjen
një shërbyes servil!

..

Ajo ka ikur!
A do të kthehet ajo sërish?
pyetja u arratis nga era

Do të pres për furtunën të qetësohet
dhe do të mundohem të marrë erën e brishtë për të gjetur dashuri,
dhe kërkoj për vendin ku u takove me të.
Zbathur dhe lakuriq.
në ditët e hershme.
në skenë!

Ëndërr e çuditshme
Duar të zhytura në rërë
Thellë


Gjaku njollos duart

Të dyja.

Mundohem të arrij fundin e gropës prej rëre
duke gërmuar thellë,
ndjej dhimbjen.

Dy sy bojë qielli
zhytem thellë
kundrejt teje.

Gjaku godet sytë.
Të dy

I marrë në valën e lotëve të trishtuar
mundohem të hedh vështrimin te ty,
sidoqoftë
Humbe mbrapa horizontit

Do Zoti
Erdhe më afër, rrufeshëm
dhe përqafove
Botën!