Përcaktohen rrugët e reja të rrjeteve Europiane të Teatrove

548
Sigal

ETC shënon 25-vjetorin e saj në Asamblenë e Përgjithshme në Tiranë

Anëtarët e Konventës Europiane Teatrore (ETC), rrjetit lider Europian të teatrove publik, u takuan në Tiranë, nga 21-24 Mars 2013 për Asamblenë e tyre të Përgjithshme, të parën për këtë vit. Të mikpritur nga Teatri Kombëtar Shqiptar, ky takim pranveror ishte i veçantë për shkak se është mbledhja e parë e të gjithëve në vitin kur organizata feston 25-vjetorin e saj. Për të shënjuar këtë rast të veçantë u ftuan të merrnin pjesë në debate mysafir nga rrjetet Artistike lider në Europë, ku diskutuan rreth temës së konferencës e cila ishte, “Teatri Europian – Një mundësi për të qenë të Ndryshëm”. Vetë  konferenca u hap zyrtarisht në pritjen e të enjtes 21 Mars ORA 19:00 nga Drejtori i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar, z. Kristaq Skrami, në prezencë të Ministrit të Kulturës, z. Aldo Bumci. Në dy ditë intensive pati takime dhe debate ku u diskutuan sfidat që has teatri europian dhe u nënvizua mundësia që çdo teatër ka për të vazhduar të zhvillohet dhe të jetë i ndryshëm nga të tjerët. Paneli i hapur i diskutimeve të premten 22 Mars, eksploroi rrugët e reja të rrjeteve Europiane të Teatrove, këtu u dëgjuan folëset e vyer: Manfred Beilharz nga Instituti Ndërkombëtar Teatror, Staffan Valdemar Holm nga mitos21, Hugo de Greef nga Shoqata e Festivalit Europian dhe Christina Muller përfaqsuese e ETC. Kjo mundësi e vyer për të dëgjuar opinionin e ekspertëve ishte e hapur edhe për publikun e gjerë dhe për studentët nga Akademia e Arteve në Tiranë. Të Shtunën 23 Mars tema “Teatri në një Shoqëri Demokratike dhe Liberale”  ishte përgatitur nga një nga Akademikët dhe Kritikët më të shquar të teatrit në Shqipëri, Përparim Kabo dhe u lexua nga Sokol Angjeli, artist dhe aktor i mirënjohur i Teatrit Kombëtar. Përgjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, delegatët u takuan gjithashtu në komisione speciale për të diskutuar një numër projektesh artistike bashkëpunuese të ETC-së. Këto përfshijnë Turin Teatror Pranveror të ETC-së (18-24 Prill 2013) si dhe Festivali i të Rinjve Europa 2 (13-18 Maj 2013), sikurse dhe Arti i të Moshuarve (2013-2015), një kërkim i madh ndërkulturor dhe krijimi i një projekti skenik i cili angazhon realitetet dhe sfidat e shoqërisë së vjetër në moshë europiane  dhe një studim zhvillimor të ri për audiencën bazuar në praktikat më të mira që ishte studimi i parë në llojin e vet në nivel europian. Këto projekte janë iniciativa të ambicieve të ETC-së për të vazhduar trashëgiminë e krijuar në këto 25 vite të fundit për promovimin dhe dhënien e kontributit për progresin e teatrit europian teksa gjithmonë merr shansin për të treguar që teatri mund të jetë ndryshe dhe të bëjë ndryshimin në shoqërinë kontemporane europiane.

Flet Drejtori i Teatrit Kombëtar, Kristaq Skrami: Po bëjmë 5 vjet si anëtar të ETC-së

 Teatri Kombëtar është në vëmendje të teatrove Evropianë

 Cili ishte qëllimi kryesor i kësaj Asambleje?

Në  fakt ky është Mbledhja e Asamblenë së Përgjithshme të Unionit të Teatrove Evropianë i cili njëherë  në gjahto muaj, vazhdon punimet e tij në njërën nga kryeqytetet e vendeve pjesëmarrëse  në këtë Ansamble ETC. Gati  për një vit e gjysmë ne kemi punuar dhe kemi  marrë dhe mendimin e Presidentes të ETC  që seminari i radhës  të zhvillohej në Tiranë. Propozim i cili u mirëprit. Ky takim ka një rëndësi shumë domethënëse sepse është 25 vjetori i këtij Institucioni të rëndësishëm teatror Evropian, po dhe koiçidon me 5 vjetorin e anëtarësimit të Teatrit tonë Kombëtar në këtë organizëm të rëndësishëm. Siç e ka  dhe axhenda ka një problematikë shumë të pasur, ku gati për tre ditë, në dy seanca në ditë, paradite dhe pasdite, do të trajtohen nga referues të ndryshëm problematikat që shqetësojnë sot teatrin, dhe projektet që janë në zhvillimet  e tyre, por edhe projektet që janë duke u përgatitur, për periudhën tjetër  6 mujore. Siç e patë dhe vetë ishte një tur shumë i rëndësishëm në gati në 18 kryeqytete kryesore të Europës, që fillonte me ne dhe do të vazhdojë në Kroaci dhe më tej. Këto janë projekte, të cilat lëvizin në të gjithë vendet anëtare për të përhapur kulturën dhe mënyrën se si punohet në teatër sot në Evropë. Pra për të shpërndarë dhe eksperiencat e ndryshme, kjo është forma më esenciale e bashkëpunimit dhe e veprimit të teatrove pjesëmarrëse në këtë organizëm.

Çfarë ka fituar Teatri Kombëtar në futjen me të drejta të plota në Konventën Europiane Teatrore, ETC?

N.q.s keni parasysh pjesëmarrjen e Teatrit Kombëtar në Lizbaden pa dyshim ishte një rrugë e re e teatrit tonë, ku një nga përfitimet që ka marr nga anëtarësimi në ETC është dhe ajo financiare. Njëkohësisht  organizimi i kësaj Asambleje, tregon që TK është në vëmendjen e organizatorëve dhe të Presidentes së kësaj Asambleje të Unionit Evropian. Por ajo që është më e rëndësishme është ajo se këtu janë, gati 40 përfaqësues gati 40 përfaqësues të teatrit publik Evropian, kryesisht gjerman, anglez, francez, Norvegjia, Suedia,  Sllovenia, etj., ku ne po shkëmbejmë eksperiencat nga njeri-tjetri që do na vlejnë shumë në punën tonë. Këto eksperienca nuk janë të pakta, përkundrazi janë nga më impresionueset.