Oxhaku rrezik për shëndetin. Sasia e karbonit të çliruar e njëjtë me atë industrive minerale

48
Prania e një oxhaku në shtëpi mund të krijojë një atmosferë komode por karboni që çlirohet është një kërcënim për shëndetin.
Një studim nga universiteti Leon në Spanjë ka zbuluar se personat që merren zakonisht me ndezjen e oxhakut rrezikojnë të pësojnë infeksione të ndryshme, mos funksionim të mushkërive dhe probleme të ndryshme kardiovaskulare.
Ekspertët shpjegojnë se në momentin që ndizet zjarri sasia e karbonit që çlirohet është tepër e lartë, prandaj ata sugjerojnë që personi që ndez zjarrin duhet të përdor një maskë mbrojtëse për të mos thithur grimcat e dëmshme.
Gjithashtu studiuesit këshillojnë që pas ndezjes duhet të hapen dritaret që të ajroset ambienti pasi në të kundërt për 3 orë që ato grimca qëndrojë në ajër do thithen nëpërmjet frymëmarrjes duke kërcënuar kështu shëndetin, ku në rastin më të keq mund të shkaktojë dhe Alzheimer.
Pavarësisht se shumë familje e neglizhojnë këtë fakt shkencëtarët deklarojnë se pasojat do jenë të rënda pasi karboni që çlirohet është po aq i rrezikshëm sa një miner apo një ambient ndërtimi.
Sasia e grimcave të karbonit që çlirohen arrin në 483 mikrogram për metër kub ajër, e ngjashme me sasinë që çlirohet në industrit minerale.