Njihuni me vajzën e Arnold Schwarzenegger

67
Ajo është vajza e madhe e yllit të Hollywood, Arnold Schwarzenegger dhe ish – bashkëshortes së tij, gazetares së famshme amerikane, Maria Shriver.
26 – vjeçarja, Katherine Schwarzenegger, ndonëse ka ecur më shumë në hapat e së ëmës, pasi ajo njihet si shkrimtare dhe gazetare, në fotosesionin më të fundit për revistën “Galore” tregon se nga babai ka marrë jo vetëm ngjashmërinë, por edhe sharmin prej një ylli të vërtetë.
Në intervistën e dhënë për revistën, Katherine ka folur për marrëdhënien me prindërit e saj të famshëm.
Pavarësisht angazhimeve të shumta të aktorit 68 – vjeçar dhe nënës 60 – vjeçare, ajo thotë se mund të mbështetet gjithmonë tek ata, duke u shprehur se janë gjithnjë aty për ta këshilluar.
“Kur kam nevojë për këshillë ata janë të parët tek të cilët kthehem. Nuk jam rritur në qendër të vëmendjes së Hollywood dhe ime më është përpjekur gjithnjë që të kishim një fëmijëri normale, megjithatë gjithmonë i kam parë prindërit e mi si njerëz që dinin gjithçka”, shprehet shkrimtarja 26 – vjeçare për “Galore”.