Në Muzeun Kombëtar, 40 krerët që kanë qeverisur Tiranën mblidhen në një ekspozitë

549
Valter Gjoni ka zgjedhur që historinë e Tiranës ta sjellë permes 40 personaliteteve që e qeverisën atë që nga viti 1912 deri në ditët e sotme. Ekspozita “40 kryetarët e Tiranës” do të qënedojë hapur deri në 15 korrin në muzeun kombëtar.
40 kryetarët të cilët kanë qeverisur Tiranën qe prej vitit 1912 e deri me sot vijnë në një ekspozitë të Valter Gjonit. Portretet të shoqëruara me një përshkrim të shkurtër biografik u ekzpozuan në Muzeun Historik.
Kësaj ekspozite i është bashkëngjitur edhe kryetari i ri i bashkisë Erjon Veliaj, i cili ende nuk e ka marrë detyrën. Megjithatë për autorin ekspozita edhe me praninë e Veliaj ishte e rastësishme.

Valter Gjoni: Ideja ime ishte që ta ekspozoja para zgjedhjeve dhe kisha përgatitur fotografi me 6 kandidatët që do të konkuronin.
Autori Valter Gjoni pas një pune dhjetëvjeçare rendit edhe të dhëna histoike mbi mënyren e zgejdhjes se atyre qe kane qeverisur Tiranen.

Valter Gjoni: Vitet pas pavarësisë, mënyra e zgjedhjes së kryetarëve bëhej nga pleqësia, në 1945 filloi me një farë zgjehdje, 1991 nga partitë dhe me Sali Kelemendin filloi zgjedhje e përgjithshme.
Ekspozita në Muzeun Historik Kombëtar do të qëndrojë hapur deri në 15 korrik.
Sigal