Mine Hysa/ Të jesh e bukur është dhuratë, të jesh inteligjente është madhështi

720
E sinqertë, korrekte por e dhënë shumë pas modelingut. Krahas hobit, ajo për asnjë çast nuk le pas mësimet, librin. Është goditur nga dashuria dhe e pranon se dashuria është gjëja më e shenjtë në jetë. 
Shpesh herë femrat e bukura ngurrojnë që të marrin pjesë në vente bukurie për konkurrim. Kush ishte nxitësi juaj për të konkurruar?
Eshtë e drejtë që duhet një shtysë. Ishin familja ime dhe shoqëria që më shtynë për të konkurruar drejt sfilates për miss….. Por më shumë nëna ime. Ihste një nxitje që më solli shumë sukses. 
E kishe menduar më parë konkurrimin?
Po kisha menduar, sepse që e vogël ëndrra ime ka qenë të bëhesha dikush në jetë dhe të merja pjesë nëpër pasarela… 

Si do ta komentonit ditën e daljes në pasarelë?
Ajo dite ishte dita më e bukur e jetës time..u ndjeva shumë e lumtur .. sepse nuk i thuhet pak të marësh kurorën e Miss Ëorld beauty Queen Albania 2015.. 
Kush ju uroj i pari për fitoren?
Ishte mami im që më uroj fitoren. Kjo pasi jam shumë e lidhur me të. Më vonë urime erdhën nga të afërmit, miqtë dhe mikeshat. Ishte një ditë e bukur plot me 
Cili ishte impakti i zënies së çmimit?
Mund te them se mu hapën disa dyer… U rritën kërkesat për sfilita mode, për konkurse bukurie pse jo dhe për gjini të tjera arti. Modelimi është magji dhe përcjell shumë imazh tek mediat apo drejtuesit e eventeve të ndryshme. 
Kur je dashuruar për herë të parë?
Para 1 viti jam dashuruar për herë të parë. Ishte një dashuri që nuk e besoja. Ajo erdhi ashtu papritur dhe ma zbukuroi jetën. 
A ndihesh ende e dashuruar si ditën e parë?
Po shumë e dashuruar. Dashuria është tamam ashtu siç përshkruhet në libra, nga poetë dhe shkrimtarë. 
Si ishte ideimi juaj për princin e kaltër?
Një mashkull ideal ..është ai me kalin e bardh. Idera, mendime, por Princi i vërtetë është ai që kam zgjedhur. Pra as më pak as më shumë është ai që kisha menduar. 
E ke menduar të bëhesh nënë në moshë të re?
Jetës nuk i dihet..po të them dhe tani të bëhesha nënë do ishte gjëja më e bukur.. 
Aktualisht jeni në shkollë?
Studioj për një jete më të sigurt. Nuk e mendoj jetën pa shkollën. 
Ndiheni e përkëdhelur nga jeta?
Po, ndihem e përkëdhelur … 
Ngjyrat e preferuara në veshje?
E bardha dhe jeshilja 

Ushqimi preferuar ..
Nuk është se kam ndonjë ushqim të preferuar…. 
Ku keni më për zemër të lëvizni dhe të bëni vizita?
Gjithandej .. Çdo vend ka të veçantat e tij, ka bukuritë e tij. Edhe vendi më i largët mund të ketë diçka që të le shumë mbresë.
Nga shoqëria kur u kurorëzove a pati xhelozia?
Në fakt me përgëzuan shumica ..pakica u xhelozuan
Po ju jeni xheloze ndaj shoqeve?
Aspak, nuk ka arsye. Ndoshta mund të jetë e fshehur
Mardhëniet me librin?
Libri është pjesë e pandashme e jetës sime. Pa libër nuk mund të rri kurrë. 
Kur kthen kokën pas, mendon se ke gabuar?
Besoj se jo, kam ecur me bindje në rrugën që kam nisur.
Përkufizimi për idetë jetësore?
Jeta është e shkurtër, idetë të mëdha.
Kur ndihesh më mirë kur të thonë e bukur apo inteligjente?
E para inteligjente, por më e mirë të dyja bashkë. 
Sigal