Mbretëresha e pasarelës Kendall Jenner, e transformuar pa make up

531
Ajo e ndezi pasarelën me një tjetër shfaqje stili dhe elegance në Paris Couture Fashion Ëeek në mbrëmjen e së martës.
Por ajo që e bëri Kendall-in të tërhiqte audiencën ishte padyshim përpjekja e saj për të triumfuar, e cila u shfaq dukshëm kur supermodelja 21 vjeçare shkoi herët në pasarelë për t’u praktikuar. Pavarësisht suksesit të saj të padiskutueshëm, përsëri Kendall u përkushtua plotësisht ndaj punës duke bërë prova, edhe pse vështirë se do ta vinte njeri në diskutim performancën e saj. Por ndërkohë që familjarizohej me skenën, bukuroshja amerikane u duk radikalisht ndryshe pa make up në fytyrën e saj. Vërtetë nuk ka të sharë në secilin rast, por përsëri të bën efekt ta shohësh në skenën e një pasarele pa make up. Por ajo sërish nuk dështoi, edhe pse dukej pak më fëmijënore se zakonisht.
Sigal