Mark Topollaj/ Nuk vihet para përgjegjësisë, por ngrihet në detyrë

652
Sigal

Një lavjerrës i PD dhe një hajdut i pa ndëshkuar si Artan Minarrolli në televizionin Publik Shqiptar.

Ngritja e zërit kundra monopolizimit të sferave sunduese të shoqërisë dhe shndërrimi i tyre në forma pa përmbajtje, cenon të drejtat e liritë e individit.

Kjo vlen nga mosfunksionimi i ligjit kundra keqbërësve.

Korbi është sinonimi i një shpendi grabitqar i cili ka lakminë e grykësit dhe lëshon përpara gjahut një krrakaritje të trishtuar. Është e çuditshme se në këto vitet e tranzicionit korbat vrastarë dhe hajdutët i ndjek mbrapa vetëm pandëshkushmëria. Ky fenomen tronditës për një popull ku varfëria e përgjakja janë prezent, është një sfidë tallëse. Kjo lojë politike bizanatine-aziatike-ballkanike është një mendim i lodhshëm, i dhunshëm dhe fyes që trondit ndërgjegjen e kombit. Ndryshe nuk ka se si që Artan Minarrolli i akuzuar si përvetësues i pasurisë së shtetit, nga mediat vizive dhe ato të shkruara, të marrë me vete të gjithë poshtërsinë e pandëshkueshmërisë dhe zë vend në televizorin Publik Shqiptar. Kjo lëvizje ka një lidhje të ngushtë me civilizimin e pamasë të ligësisë dhe është një fyerje për Shtetin. Ai u emërua në QKK për të mbuluar krimin ekonomik të pararendësit Xhevdet Ferri dhe për të vazhduar zhvatjen. Kjo qenie shumë e mefshtë këtë mbulim e bëri mirë, bile shkoi më tej, arriti të fusë në prodhim skenarë të pa aprovuar nga Komisioni i Aprovacionit. Ministria e Kulturës e ka vërejtur këtë shkelje dhe hesht. Kjo vjen nga frymëzimi profetik i së keqes që sjell mosndëshkimin e hajdutëve e mashtruesve të deklaruar. Pra korbi nuk ja nxjerr sytë korbit por me krrakaritje shoqërojnë njëri-tjetrin në poste të larta shtetërore. Shteti duhet të rrezatojë një interes intelektual nëpër institucionet kulturore, sepse artistët e vërtetë ndjenjat, mallin dhe emocionet i vendosin tek shpresa, si mjet i komunikimit njerëzor. Në institucionet e një shteti të kulturuar politika është destinacioni i mirëqenies i mbrojtur nga ligji. Ndryshe prezantohet fondamentalizmi që prezanton sheriatin që do të thotë merr ryshfet, jep ryshfet. Menjëherë ndjehet influenca e këtyre korbave të cilët kanë nuhatjen e mundësive për të qenë i dëshiruar efekti kriminal. Mundësinë e ketë interpretim alegorik, ne katolikët e ndjejmë shumë. Nga kjo vorbull për përvetësim doli dhe Artan Minarrolli i cili fjalën vjedhje në gjuhën shqipe e quan fjalë të vërtetë dhe jo të huazuar. Pra veprimi dhe e vërteta shprehen me një fjalë e kjo quhet moral. Kurse filozofia fjalën moral e quan objekt të etikës ose mund të thuhet kultura e përparimit të zhvatjes. Ka njerëz që sintezën e vazhdimësisë së zhvatjes e quajnë mentalitet i politikës në veprim. Hajdutët janë jashtë. Janë të majmë. Bëjnë politikë regresive. Të vrasin dhe nuk të paguajnë. Kjo qeveri duhet ti drejtohet objektit të etikës dhe të thërrmojë mentalitetin e politikës në veprim të përvetësimit. Ideologjia e zhvatjes është një mikrob kanceroz që po e gërryen zemrën e popullit. Ajo prezantohet nga personazhe të çuditshëm që frymëzimin e marrin nga fundamentalizmi i ilustruar dhe mjaft i lidhur me civilizimin pamor të ligësisë që janë vrasjet e pagjetura. Shteti hesht. Ne heshtim. Korbat krrakrrisin. Lavjerrësi Minarrolli lëviz nga një institucion në tjetrin i shoqëruar nga melodia çjerrëse e korbit. Drejtësia mungon. Sipas Platonit drejtësia është e vërtetë dhe plotësisht e përgjithshme vetëm kur prezantohet nga shteti. Shembujt e përvetësimit e të pandëshkueshmërisë janë të shumta. Pra personazhi ynë, lavjerrësi i PD ka një vullnet simbolik që e shoqëron një edukacion gjysmak i cili ka nënvizuar vetveten në eksperiencën e një mendimi të humbur. Me njerëz si ky e keqja ekziston dhe është në kohën e tashme. Përsëri heshtim, megjithëse heshtja është një faj i rëndë para historisë. Kompleksi psikologjik i individit ka zhvilluar dekadencën morale të Shtetit. Përpara syve tonë lëviz e keqja dhe Artan Minarrolli së bashku me aksionet irracionale përvetësuese. Ministria hesht, bile nuk e quan gabim të vullnetshëm idenë origjinale të së keqes. Kjo tregon se politika shqiptare e ka kthyer tokën tonë në livadhe ku mund të kullosë çdo lloj gomari. Nuk mund ti shmangemi ironisë së kohës me Artan Minarrollin e Xhevdet Ferrin të cilët mbajnë në kokën e tyre mediokritetin e huazuar nga Kultura bizatine-aziatike-ballkanike. Është shumë e vështirë të korrigjohet dekadenca morale e shteti me pa ndëshkueshmërinë, sepse e keqja e ka mundur të mirën. Modeli është një sfidë tallëse dhe fyese për shoqërinë. Nuk ka se si këta përvetësues të pasurisë së shtetit të sfidojnë gjithë shoqërinë. Ka shumë fëmijë që rriten në mjerim total, bile mund të jenë bërë 5-6 vjeç e nuk e kanë provuar shijen e frutave. Heshtja është dhunim i identitetit të popullit dhe ka vendosur ndjesinë e inferioritetit. Prandaj duhet thënë e vërteta dhe në qoftë se ajo është e hidhur sepse është e vërtetë. Një mendim institucional i çuditshëm, hajduti në qoftë se ka vjedhur paratë e pushtetit të PD si Artan Minarrolli e Xhevdet Ferri nuk vihet para përgjegjësisë nga pushteti i PS. Kjo pikëpamje politike quhet pandëshkueshmëria e rotacionit politik që shqiptarët nuk po gjejnë qetësi në mes kësaj shtrëngate e cila në vazhdimësi ka sjellë sëmundje e varre. Duhen forcuar marrëdhëniet e ndërsjella shoqërore, por duhet të dallojmë të vërtetën e cila na ndan nga kopukët-hajdutë si Minarrolli e Ferri që i ka hipur gomarit me fytyrë nga bishti dhe bredh nëpër festivale botërore e i paftuar. Për shoqërinë do dhe zonja që nuk kanë asnjë meritë. Ky veprim quhet aksion irracional, ose gabim i vullnetshëm i përvetësimit. Nuk po dimë se cila është metafora që ka vendosur ekuilibrin e harmonisë njerëzore në balancë me përvetësimin e pasurisë publike? Ndoshta kjo metaforë ose rënkim i brendshëm i popullit më të varfër në Europë quhet pesimizmi antropologjik. Dikush këtë lloj heshtje e quan persekucion më i madh që i dhurohet një të vërtete. Shteti në QKK ka lenë një nerv të hapur me një lehtësi të pazakontë. Kjo qendër duhet shkrirë sepse rezultati i prodhimit të filmave është antishqiptar dhe po na diskriminon në botën e jashtme. Pra QKK është vendi i korrupsionit total që mbrohet nga shteti. Italia me kohë e ka mbyllur Qendrën Kinematografike dhe ja ka kthyer Ministrisë së Kulturës për të frenuar abuzivizmin. Gjithmonë ne shqiptarët po luftojmë me të keqen si Sokrati i cili piu helmin që i dha shteti, sikur të ishte një ilaç magjik për pavdekësinë dhe luftoi me vdekjen derisa ajo e rrëmbeu.

Të durosh gjithmonë dhimbjen e varfërinë është fatkeqësi në vazhdim.

Kino-regjizor