Lamtumirë Virna Lisi, mbretëresha e kinemasë italiane

817
Sigal

Vdiq në shtëpinë e saj në Romë në moshën 78 vjeçare nga një sëmundje e pashërueshme

Virna mund të ishte vetëm Virna Lisi. Një emër i çuditshëm unik. Unike siç ishte edhe bukuria e saj, ajo kishte një dritë të vecantë, ndoshta tek sytë apo të mëshiruar në fytyrë. E bukur, shumë fine, shumë simpatike,dhe padyshim një aktore e paarritshme. Ajo iku, mbylli sytë përgjithmonë. Afashinante, elegante, e rezervuar, një grua  me shumë klas, Virna Lisi ishte një nga aktoret më të dashura  dhe më  të popullarizuara në  kinemanë italiane. Një figurë e rëndësishme në botën e spektaklit, jo vetëm për shfaqjet e saj, por edhe për të qenë një nga të paktat  që përveçse të tregonte bukurinë e saj, ishte një talent,një profesioniste unike. I biri Corrado, i cili ka përcjellë lajmin i pari  tha se nëna e tij u shua e qetë, në paqe në gjumë në shtëpinë e saj në Romë në moshën 78 vjeçare nga një sëmundje e pashërueshme. Ikona e kinemasë italiane e cila për shqiptarët njihet për rolin e saj në filmin “Nëse një ditë do trokasësh në derën time”, nuk përballoi dot humbjen e bashkëshortit të saj në shtator te 2013 Franco Pesci, me të cilin kishte 53 vjet martesë.  Ylli i kinemasë  Italiane Virna Lisi ka lindur në Ancona në vitin 1936. Aktorja gjatë karrierës së saj ka fituar 6 Shirita të argjend , një çmim për aktoren më të mirë , 4 “David di Donatello” nga të cilat dy për karrierën. Mbante titullin “Komandante  e Urdhrit të Meritës së Republikës Italiane”. Në prill të 2014, pas dymbëdhjetë vitesh mungesë, ishte kthyer me një grup të kinematografisë, duke luajtur komedinë nga Cristina Comencini, titulluar “Latin Lover” i cili do të dilte në mars të 2015