Ky është çasti i duhur për të thënë “Të dua”

457
E dini kur është çasti i duhur për të thënë: të dua? Ndonëse shumica e personave ndjen këtë emocion të fuqishëm, shumica kanë turp ta thuan të parët në lidhje. Faqja e internetit dhe servisi për njohjen e partnerëve të dashurisë Match ka bërë një studim me 2.000 meshkuj dhe ferma në Britaninë e Madhe. Qëllim kryesor kishin të zbulojnë shprehitë dashurore të çifteve, e sidomos të hulumtojnë kohën e duhur për ndërmarrjen e disa hapave kyçë në lidhje, nëpër të cilët të gjithë kalojnë.
Shumica e të anketurave kanë pranuar se presin pesë muaj para se palës tjetër t’i thonë “Të dua” për herë të parë. Kjo është përafërsisht periudha e njëjtë kohore pas të cilës janë të gatshëm t’ia bëjnë me dije botës se janë në lidhje me fat dhe t’i njohin me miqtë e tyre më të afërm. Ndonëse presin në deklarimin e ndjenjave të buta, po ky studim ka treguar së një e treta e të anketurave mërrëdhënies së parë intime i hyjnë pas dy javësh nga njohja, deri sa pas kësaj në 34 për qind të rasteve ndodh edhe dalja e parë dorë për dore. Hulumtimi i Match-it ka zbuluar se shumica e çifteve fejohen pas dy vitesh në lidhje, martohen pas tri vitesh dhe bëhen prindër pas katër vitesh dashurie të përbashkët.
Sigal