Koncerti i Orkestrës Reino de Aragon: Rrënjët, Spanja e shekullit të 20-të

74

Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Vicente Canelles, paraqet një koncert “në të cilin arti spanjoll bashkëkohor i shekullit XX tregon se nga vijmë, çfarë na dallon dhe atë çka disa artistë sollën në atë shekull në kulturën europiane.´´ Prezantojmë orkestrën ´´Reino de Aragon´´ dhe dirigjentin e tyre, mjeshtrin Casero, tashmë të njohur për dirigjimin e tij edhe në koncerte të tjera në Shqipëri, të cilët na sjellin këtë spektakël që do të na çojë në thellësitë e rrënjëve tona kulturore spanjolle.

Orkestra ´´Reino de Aragon´´(ORA) është një formacion risi në nivel kombëtar, e themeluar në 2011 nga muzikanti aragones Sergio Guarne.  Kjo orkestër ka realizuar më shumë se 43 produksione, 100 koncerte, duke kaluar kufirin e 125.000 pjesëmarrësve në spektalet e saj. Ka realizuar regjistrimet Home Orchestra25 S ‘The return’ dhe México, ahora y siempre.

ORA ka qënë orkestra rezidente në festivalin prestigjoz ndërkombëtar Riva del Garda (Itali) në edicionet e viteve 2014 dhe 2015, duke ndarë skenën me artistë të nivelit botëror si Natalia Gutman (violonçel), Aldo Ciccolini (piano), Sergey Ostrovsky (violin), ndër të tjerë. Gjithashtu, ka realizuar një produksión në bashkëpunim  me  Sarah Chang, një nga violinistet më të mira në botë, në një turne nëpër Gjermani dhe Turqi. Në aspektin  social, bashkëpunon ngushtë për themelimin e një sistemi edukativ në Uganda, Afrikë. Që prej vitit 2017 është formacioni rezident në Auditorin e Zaragozës.

Kjo orkestër ka ngjallur kuriozitetin e producenteve në gjithë botën, duke marrë ftesa nga shumë shtete si Kina, Kanadaja, Zvicra, Franca,etj.

Elementët e ORA-s do të luajnë në bashkëpunim me elementë të Orkestrës së Operas Kombëtare të Shqipërisë.

Koncerti do të zhvillohet tek teatri i ri Turbina, ditën e enjtë, më datë 2 gusht në orën 20:00.

HYRJA FALAS.

Ky koncert sponsorizohet nga Ambasada e Spanjës, Ministria e Kulturës, Bashkia e Tiranës dhe Orkestra “Reino de Aragon”.

Programi:

Isaac Albéniz 1860-1909

Suite Española no1 op.47 24’
                                                                                        Sevilla për  violin dhe orkestër-Asturias -Granada Aragón Castilla

Manuel de Falla 1876- 1946

Amor Brujo 1915  versioni origjinal