Jeruzalemi përgatitet për Krishtlindjet

566
Zilet e Krishtlindjeve bien vazhdimisht në muret e qytetit të vjetër në Jeruzalem, pasi banorët janë bërë bashkë për të mbledhur pemët e Krishtlindjeve. Një babagjysh i Vitit të Ri bëri parakalimin tradicional në muret e qytetit të vjetër, duke i bërë thirrje banorëve që të vinin aty për të zgjedhur një pemë. “I jap këtë kënaqësi fëmijëve të Jeruzalemit ndërsa për fëmijët e tjerë përqark botës dëshiroj të uroj vetëm paqe, dashuri dhe lumturi tha Issa Kasasiya, veshur si babagjyshi teksa i binte zileve.

Tomas, një banor i Jeruzalemit, gjithashtu uroi për paqe në botë teksa hyri në portën e Jaffas, për të zgjedhur një pemë. “Kjo pemë është simbol i jetës sepse është gjithnjë jeshile, vazhdon të na japë lumturi ndër vite dhe shpresoj që viti i ardhshëm të jetë një vit i qetë për njerzit përqark botës” tha ai. Përgjatë javëve dhe muajve të fundit, Jeruzalemi ka qënë një pikë e nxehtë e dhunës nga palestinezët që vranë 19 izraelit dhe qytetarë amerikanë që nga muaji tetor. Forcat izraelitë kanë vrarë së paku 114 palestinezë, 68 prej të cilëve kanë qënë azilantë apo banorë të paarmatosur. Çdo vit, Jeruzalemi ka qënë një atraksion për qindra e mijëra pelegrinë nga e gjithë bota në këtë periudhë të vitit.
Sigal