Ja cila është fituesja e çmimit Oscar që nuk u duartrokit

537
Britanikja Jenny Beavan u nderua të dielën me çmimin “Oscar” për kostumografinë më të mirë. Asaj iu dha statuja e artë për veshjet e krijuara për filmin “Mad Max: Fury Road”, por dalja e saj në skenë për të tërhequr çmimin nuk u shoqërua me asnjë duartrokitje, madje shumë prej të pranishmëve bënë mimika të çuditshme. Dizajnuesja kishte zgjedhur një veshje shumë larg asaj që pretendentët mbajnë në ceremoninë madhështore.Ajo ishte veshur me një xhaketë lëkure të zezë “Mark and Spencer”, pantallona të zeza dhe një shall të kuq, ndërsa flokët i mbante të lëshuara pa ndonjë krehje të veçantë.
Pavarësisht mënyrës së veshjes, Beavan është vlerësuar mjaft për punën e saj edhe më parë. Për të njëjtin film, ajo është nderuar edhe me një çmim tjetër prestigjioz. Përdoruesve të rrjeteve sociale nuk u ka kaluar pa vënë re momenti i daljes së saj në skenë dhe indiferentizmi i yjeve të Hollivudit, të cilin e kanë kritikuar në masë!
Sigal