Ismail H. Xhaferri: Fajtori popull

623
Jo nuk janë problemi zgjedhjet
S’është problem vetingu
Që atdheu ynë i shtrenjtë
Bëhet arenë ringu
Jo nuk është problem vettingu
Që e kemi larg
Populli siç e ka ngrënë
Do ta hajë prap
Jemi popull i çuditshëm
Që si ndreqim veset
Neve qeshim kur na qahet
Qajmë kur na qeshet
Një problem ka dhe do ketë
Sot e përgjithmonë
Problem është populli ynë
Që kurrizin shtron
Jo nuk janë problemi zgjedhjet
Mos ja futni kot
Jemi popull që pa zgjedhë
Nuk jetojmë dot
Jo nuk është problem hashashi
Që pilaf na mbeti
As nuk mbillet as nuk shitet
Po nuk deshi shteti
Jo nuk është problem hashashi
Që mbyti dynjanë
Qeveritë që venë e vijnë
E kane shumë xhan
Jo nuk është problem hashashi
Tash e shumë vjet
Në shpëtoftë ndonjë pa vrarë
Milardier do jetë
Sështë problem se skemi ligje
Ligjet na zunë frymën
Por ligjet sdënojnë fajtorët
Por dënojnë viktimën
Sështë problem se skemi ligje
Se skemi gjyqtar
Por nenet në ligjet tona
Kthehen ne pazar
Sështë problemi se gjithë ligjet
I shkelin gjyqtarët
Pas cdo vraje pas cdo krimi
Kapen “gjalle” të vrarët
Ligjet per njerzit e pasur
Janë mbyllur me lloz
Dhe dënohet hallexhiu
Që shet mandanoz
Sështë problemi korupsioni
Që na doli boja
Vjedh ministri me miliona
Dhe dënohet roja
Sështë problemi korupsioni
Që na ka dalë nami
Prangat hidhen mbi pastruesen
Milionat Fullani
Sështë problemi korupsioni
Që keq na ka nxirë
Zyrtari që vjedh më shumë
Ngrihet në detyrë
Sështë problemi korupsioni
Vazhdimisht në ritje
Problem është populli ynë
Që si bën përshtypje
Sjanë problem fondet publike
Vidh e vidh përdité
Po mos vidhej ne do ishim
Një Zvicër e dytë
Sështë problemi politika
Qe na ka vënë feste
Problem është populli ynë
Që ska shpirt proteste
Sështë problemi politika
Lumi të na marri
Po na thiren për mitingje
Ngrihemi nga varri
Sështë problem se skemi drita
As se skemi punë
Por në bënë thirje partitë
Turmat derdhen lumë
Sbëjmë protest për korupsionin
Sëmundjes së rëndë
Por ama në ka mitingje
Qe të gjithë në këmbë
Sbëjmë protestë për kaq shumë vrasje
Qe ndodhin këtu
Ama po thiren partitë
Të gjithë gatitu
Sjanë problem politikanët
Që madhtrojnë përditë
Se më shumë se vetvetja
Ne duam partitë
Sigal