“Gjetjet arkeologjike nga gërmimet do të depozitohen pranë Muzeut Arkeologjik”

582
Ministria e Kulturës përmes një njoftimi për shtyp bëri të ditur të dielën se gjetjet arkeologjike të cilat do të dalin nga gërmimet pranë mbikalimit në Durrës do të dokumentohen dhe më pas të depozitohen pranë Muzeut Arkeologjik, Durrës.
“Gërmimet arkeologjike, dokumentimi dhe transporti i objekteve arkeologjike në ambientet e Muzeut Arkeologjik të Durrësit, po realizohen në zbatim të vendimit të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, ku përcaktohet kryerja e gërmimeve arkeologjike nga Instituti i Arkeologjisë, nën mbikëqyrjen e Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik dhe Drejtorisë Rajonale të Kulturës Durrës, për gjurmimin e linjës periferike perëndimore të bastionit, të zbuluar nga sondazhi arkeologjik, përgjatë bulevardit “Epidamn”, deri në pikëtakimin me murin bizantin, me qëllim evidentimin e planimetrisë ndërtimore të tij”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Kulturës.
Në po këtë vendim të para tri ditëve, sipas MK-së, kërkohet qartësisht se të gjitha gjetjet arkeologjike të cilat do të dalin, të dokumentohen dhe më pas të depozitohen pranë Muzeut Arkeologjik, Durrës.
“Të gjitha proceset arkeologjike po kryhen nga Instituti i Arkeologjisë i cili njëkohësisht është edhe institucioni më i lartë në vend i specializuar për kërkime shkencore në fushën e arkeologjise”, bën të ditur ministria e 
Sigal