Gigi Hadid shkëlqen në pasarelë, Zayn nuk ia ndan sytë

500
Couple Goals!
Gigi Hadid dukej mahnitëse teksa ecte në shfaqjen e modës të Balmain në Paris, dhe në rradhët e para ishte mbështetësi i saj më i madh. Supermodelja mbante veshur një fustan me thekë e ngjyra të errëta, me një vështrim të egër në fytyrë, ndërkohë që Zayn nuk ia shqiste sytë për asnjë moment. Mahnitëse dukej edhe kur ndërroi veshjen. Gigi ka qenë gjatë gjithë kohës në udhëtim për javat e ndryshme të modës, dhe Zayn është bashkuar më në fund me të në Paris, e që kur ka arritur, kanë qenë të pandashëm. Ata na e tregojnë çdo ditë e më shumë se dashuria e tyre forcohet dita-ditës, pas një viti e gjysmë lidhjeje.
Sigal