Fjolla Morina sjell në jetë vajzën e saj të dytë

634
Këngëtarja Fjolla Morina i ka shijuar në maksimum muajt e shtatzanisë. Përgjatë 9 muajve ajo ka realizuar sete të ndryshme fotografike, si dhe një këngë (Syn syn), ku vazhdimisht nuk humbet rast për të treguar barkun. Për të ishte gjëja më e bukur që mund të bënte në këtë periudhë duke i ruajtur si kujtimet më të veçanta për të dhe vogëlushen.
Në llogarinë Instagram, Morina ka publikuar një foto sëbashku me vajzën ndërkohë që ndodhet në spital. Bashkangjitur me foton ajo ka shkruar dhe një dedikm të veçantë: “Premtoj se do të të dua gjithmonë, premtoj se do të të mbroj gjithmonë, premtoj se do të kujdesem gjithmonë për ty.” Fjolla siç kishte bëre me dije muaj më parë e ka lindur vajzën e dytë në SHBA. Vajza e parë e Fjollës është 8 vjeç dhe quhet Lediana. Urime të shumta ka marrë nga miqtë, si dhe nga ndjekësit besnikë në rrjetet sociale.
Sigal