Fermeri në Korçë, i përgjigjet Ramës: “Nuk zbres nga traktori, se më merr timonin

518
Nëse do riktheni një kronikë të takimit të “krye-rilindësit” Rama me fermerët e Korçës, do të konstatoni një fakt dhe do të evidentoj një episod. 
Fakti është ky:: Në 1 e 30 minuta të fjalimit të tij para fermerëve dhe punonjësve të administratës publike të veshur e të prezantuar si fermerë, Edi Rama përmendi 47 herë fjalën “timon”, 31 herë dëshirën për të marrë timonin vetëm dhe 25 herë thirrjen për t’i dhënë “timonin”. 
Episodi është ky: Gjatë takimit, “krye-rilindësi” iu drejtua një banori të zonës, i cili po e dëgjonte fjalimin pa zbritur nga traktori. Siç e ka zakon që hiqet përherë më i zgjuar dhe më ironik se të tjerët, për të bërë humor me traktoristin, Edi Rama, i tha: 
– Po ec o burrë këtu me të tjerët apo ke frikë se të vjedhin traktorin? 
Traktoristi, iu përgjigj: Nuk kam hall se më vjedhin traktorin, por kam frikë se më merr timonin ti!
Sigal