Sigal

Këtë të shtunë, në Pennsylvania legjenda e muzikës Pop nisi koncertin e parë të turneut të tij të fundit “Farewell Yellow Brick Road”.

Tre orë spektakël me 23 këngë, pa të ftuar special dhe me vetëm pesë minuta pushim, ky është formati se si këngëtari i madh britanik Elton John ka vendosur të mbyllë karrierën.

John kujton me dashamirësi vitet kur jepte koncerte në mbarë botën dhe u drejtohej adhuruesve të tij me fjalët: “Sa më pëlqen të regjistroj në studio, por asgjë nuk është njësoj si të luash përpara një audience me qenie njerëzore…kanë kaluar rreth 50 vjet, dhe ju keni qenë madhështor”.

John, sot 71 vjeç, thotë se duhet të shpenzojë më shumë kohë me familjen, bashkëshortin e tij dhe dy djemtë. Koncerti i tij përfundon në shtator të 2019-ës.