Sigal

Është një ndër personazhet që shpesh herë gjendet në qëndër të mediave rozë për arsye nga më të ndryshmet. Moderatori Erion Zeqiraj, i cili përveçse protagonist i “Big Brother 3”, për të cilin e etiketojnë dhe sot e kësaj ditë, ka vendosur që pas 10 vitesh t’i rikthehet televizionit si spiker lajmesh, pasionit të tij të hershësm. Në nje intervistë për gazetwn “Telegraf” tregon se, pse vendosi të rikthehet pikërisht tani. Por Erioni flet gjithashtu dhe për jetën e tij private, mardhëniet me femrat dhe shprehet, se për momentin është përqendruar te karriera, edhe pse dashuria i ka dyert e hapura, kur të vijë le të vijë thotë ai. Erioni na tregon dhe për të gjitha angazhimet që ka jashtë ekranit dhe futbollit.

Erion, pas 10 vitesh riktheheni si spiker lajmesh, pse vendosët pikërisht në këtë moment?

Televizioni është një nga pasionet e mia dhe kur diçka e ke pasion nuk e ke të lehtë t’i largohesh. Mendova t’i rikthehesha dhënies së lajmeve pas 10 vitesh, sepse është diçka që më ka pëlqyer gjithmonë informimi dhe zhvillimet live, ngjarjet e ndryshme nga vendi apo bota. Mendoj se ky ishte momenti i duhur pas një pauze prej dy vitesh për të rifreskuar imazhin. Dhe për t’u shfaqur pak ndryshe nga sa njerzit më kujtojnë nëpërmjet emisioneve apo programeve të ndryshme televizive në të cilat unë kam marrë pjesë.

Si u ndjetë kur realizuat daljen e parë në ekran pas kaq vitesh mungesë?

Jam pak tip emotiv dhe në çdo dalje kam emocion. Eksperienca në TV më bën t’i kaloj ose të jenë aty, por të mos më pengojnë. Njerëz jemi dhe emocionet janë pjesë e jona.

Pas shumë vitesh karriere në televizion ju jeni i angazhuar edhe në administratën publike si specialist në Bashkinë e Tiranës, si ndjehesh aty?

Puna në administratë ka të veçantat e veta dhe kontakti i drejtpërdrejtë me qytetarët dhe ndihmesa që iu japim atyre për t’iu zgjidhur problemet më bën të jem i përkushtuar në këtë detyrë. Detyra që unë kam më ka bërë që ta njoh qytetin në një mënyrë ndryshe nga sa e njohim ne të përditshmen tonë.

Ju jeni edhe lojtar i ekipit të Tiranës?

Sporti është një pasion që është kthyer edhe në profesion dhe stil jetese. Kam 19 vite që merrem me volejboll si lojtar i ekipit të Tiranës, me të cilin shpesojmë këtë vit të fitojmë edhe kampionatin. Një ëndërr që me shumë punë do e kthejmë në realitet këtë vit.

Telvizioni, puna në administratë, sporti, si ia dilni me të gjitha këto impenjime?

Kam filluar të jem një organizator i mirë i jetës. Nëse e organizon në mënyrën e duhur dhe ke energjitë e duhura, ia del.

Me gjithë këto angazhime ku është Erioni jashtë televizionit, punës në administradë apo sportit?

Të them të vërtetën hyj tek njerëzit pozitivë dhe me energji. Fjala: “jo, nuk bëhet” dëgjohet rrallë nga goja ime. Në marrëdhëniet me miqtë më mbajnë si person që bëj shumë shaka. Jam i apasionuar pas kafshëve dhe kur kthehem në shtëpi gjej kohë të çlodhem edhe me Zigin, maçokun tim.

A ju bezdis fakti që akoma ju etiketojnë si Erioni i BB?

Të paktën më etiketojnë me një gjë që kam bërë në jetë, se ka raste që edhe s’të etiketojnë fare (qesh) haha. Por siç e kemi thënë edhe më sipër, veç BB kam edhe shumë angazhime të tjera me të cilat mund të më etiketonin. Me sa duket aty iu kam bërë përshtypje të mirë publikut dhe kam lënë gjurmë.

Të hidhemi pak te jeta personale, si i keni marrëdhëniet me femrat?

Marrëdhënie të mira, më duan dhe i dua.

Publiku është shumë kurjoz të dijë a është Erjoni i dashuruar për momentin?

Për momentin i jam përkushtuar karierës por dashuria i ka dyert e hapura kur të vi.

 Shpesh ju jeni rikthesh në qendër të vëmendjes dhe për lidhjen që kini pasur me Bertinën, a jeni takuar?

Publiku është shumë kurioz për shumë gjëra, por jo çdo gjë tregohet. Ne kemi edhe sekretet tona në jetë. Është pjesë e privatësisë fakti se jemi takuar apo nuk jemi takuar ne. Kjo marrëdhënie publikut as nuk ia zgjidh hallet e as nuk ia paguan faturat. Kështu që mendoj se publiku duhet të vrasë më shumë mendjen për këto dy gjëra se sa të merret me jetën private; a u lidhën apo a u zgjidhën X me Y-n.

Ju jeni shumë aktiv në rrejtet sociale a i konsideroni ato si pjesë e domosdoshme të një personi publik?

Rrjetet sociale janë një mënyrë komunikimi dhe informimi. I përdorim se duhet te jemi me kohën por mund të bëjmë edhe pa to. Për mua rrjetet sociale janë një e keqe e madhe në mënyrën si përdoren, duke shfaqur shpesh një jetë jo reale. Aty njerëz që s’kanë në fund mundësi të paguajnë faturat në fund të muajit në këto rrjete vendosin foto ose postime ku shfaqen sikur bëjnë jetë ëndrrash. Kjo është një dukuri fallso që po infekton dhe vret përdoruesit. Me pak fjalë ne tregojmë çfarë duam, në objektivin e aparatit vendosim perfeksionin, por e vërteta është ajo që ndodhet mbrapa aparatit, jo para tij.

Era Çela