Chiara Ferragni pozon e zhveshur për revistën “Vanity Fair”

517
Sigal

Gazeta Telegraf/

“Fedez? Përveçse
një djalë seksi është edhe inteligjent”. Këto janë fjalët e Chiara Ferragni, e
cila për “Vanity Fair” rrëfehet, dhe tregon historinë e bukur të dashurisë më
të ndjekur të momentit, atë mes saj dhe Fedez më saktë.

Ndërkohë që pozon edhe një herë e
zhveshur “Deri tre vitë me parë ishte e pamendueshme për mua që të bëja foto të
tilla. Por jam ndjerë gjithnjë shumë mirë me trupin tim”, pranon ajo.

Dhe nga marrëdhënia me reperin:
“Ne u takuan në një drekë me miqtë dhjetorin e kaluar, atëherë ai më tha së më
kishte përfshirë edhe mua në një këngë. Kështu që bëra një video të vogël, në
të cilën unë këndoja pjesën time: “Qeni Chiara Ferragni ka papionin Luis
Vuitton, dhe një kollare që shkëlqen më shumë se sa xhaketa e Elton John”.

Ai e pa dhe postoi një video
gazmore në Snapchat, në të cilën ai thoshte se “Chiara puthemi”. Ne kemi
filluar t’i shkruajmë njëri-tjetrit. Ai më ftoi për darkë. Dhe mendova: mirë,
më pëlqen një mënyrë kaq e drejtpërdrejtë. Meshkujt e sotëm janë shumë të
pavendosur”.