Aurel Thëllimi: Pasionin e ktheva në profesion dhe në funksionin timin dhe të familjes

1875
Ai e kalon kohën mes Teatrit të Operës dhe Baletit ku prej 18 vitesh është bariton, mes pasionit për muzikën e lehtë dhe hit-eve si dhe në aktivitetin në ambientet ku këndohet “live”. Sa ulesh me Aurel Thellimin dallon theksin e tij korçar, por edhe temperamentin tipik të këtij qyteti. Aureli sapo është kthyer në aktivitetin e tij në teatër, por kur kolegët e tij pushuan, ai jo, ishte nëpër Shqipëri me Maratonën e Këngës organizuar nga TV Klan dhe festave familjare dhe ambienteve ku performon e sidomos në dasmë që në këtë sezon verorë i ka pasur pa pushuar. Baba krenar i një djali dhe bashkëshort i koleges së tij bukuroshe Elda, tradicional në shije, modern në pamje. Aurel Thellimi vjen në një intervistë për gazetën “Telegraf” ku flet , mbi të shkuarën e të tashmen në muzikë si dhe mbi mendimet mbi jetën dhe familjen. Aureli ishtë pjesë e këngës magjike ku ka si këngë përfaqësuese një baladë me titullin “E diel” që është pritur mjaft mirë nga publiku . Po ashtu Aureli ishte pjesë dhe e shfaqjes “Peshkatarët” që u vu në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit nga këngëtarja Ilva Mula për këto dhe të tjera Aureli flet në këtë intervistë.

Aurel ju keni marrë pjesë në “Këngën magjike” me një baladë mjaf të pëlqyer nga publiku, ju vetë si u ndjetë dhe cila është fabula e kësaj kënge? 
Faleminderit një herë për intervistën është kënaqësi e imja të intervistohem nga ju. Kam një baladë shumë të bukur te “Kënga magjike” teksti është shkruar nga Anxhela Peristeri, e cila është dhe iniciatorja ime për të marrë pjesë te kënga magjike, sepse ishte një tekst shumë domethënës. Muzika është kompozuar nga Adrian Hila dhe ka dalë një këngë e punuar shumë mirë profesionale mendoj se është një nga këngët e mia më të mira sot për sot për sa i përket preceptim dhe mënyrës se si është sjellë kjo këngë pasi është sjellë në mënyrë profesionale.Unë jam çuditur në fak se kjo këngë mendoja se do të prekte vetëm moshën mesatare nuk e besoja se do të kishte vëmendje dhe nga të rinjtë kjo është një kënaqësi sepse për një artist kjo është dhe qëllimi që gjithcka që përcjellë gjithë gjëndja e mocionale dhe shpirtërore që përcjell nepër mjet matrealit të marri atë që ti kërkon atë që ti iveston nga shpirti jot . 

Cilët kanë qenë bashkëpunëtorët tuaj në të gjithë klipet tuaja? 
Bashkëponëtorët e mi kanë qenë miqtë mi. Ajo që unë mund të theksoj është se shumë kompozitorë më kanë dhënë shumë nga shpirti i tyre . Si Adrian Hila, Klod Qafoku, Valter Beqo etj, unë kam bashkëpunar nga të gjithë kompozitorët që janë më me emër në Shqipëri.

Ç’mendim keni për tregun muzikor në Shqipëri ? 
Është një pyetje pak e vështirë për t’u përgjigjur, pasi të gjithë artistët kanë marrë formën e tregut dmth tregu i është inponuar artistëve dhe duke parë që këngët e muzikës qytetare ose këngët e tabanit sot janë të orkestruara në kohën moderne, sepse orkestrimet sot janë vërtet moderne, pasi teknologjia ka avancuar shumë e këto këngë duken pak ballkanike, por duke parë dhe shikueshmërinë që kanë në kanalin You Tube, të tilla gjëra duhet t’i bësh që të jesh sa më afër audiencësh . 

Shfaqja juaj e fundit?
Para një muaji ka qenë një nga produksionet që ka bërë një hov shumë të madh në muzikën dhe në tregun kulturor të nivelit operistik ka qenë një nga produksionet më të bukura që ka patur vëmendjen e audiencës, vëmendjen e istitucionet ka pasur një shikueshmëri shumë të madhe për aktualitetin shqiptar të shijeve të muzikës ishte një nga produksionet e vëna në skenë nga këngëtarja Ilva Mula ku performoi dhe vetë në skenë. Është priroritet im që të këndoja në këtë nivel këngëtarësh në audiencë e tregut shqiptar për mua është një prioritet që unë si artist profesionist futa diçka nga vetja dhe tregova vlerat e mia si Aurel në nivelin e muzikës profesioniste. Kjo shfaqje titullohej “Peshkatarët e perlave” të kompozuar nga xhorxh Bize. Opera përbëheshe nga katër personazhe kryesore ishin Lela, Nurabati dhe Nadiri dhe vija unë, por pesha ime nga ana vizuale dhe nga ana figurative kishte një peshë shumë të madhe në të gjithë operën, pasi tregohej lufta aktuale dhe pse kjo i përkiste një shekulli të kaluar por kjo tregon të përbashkën e kohës pasi pushteti gjithmonë mbizotëron me njerëzit e thjeshtë. 

Pas “Këngës magjike”, cili do të jetë projekti më i afërt i Aurel Thëllimit? 
Për momentin do ta lë enigmatike, sepse vërtet dua të bëj dicka të bukur, por nuk e di se kujt do t’i referohem. Hidhemi pak te Aureli, familja dhe puna, si e menaxhon kohën? Për të treja janë pjesë e rëndësishme të njeriut, të tria këto që ju përmendët plus shoqëria, sepse një kohë shumë të mirë ta merr dhe shoqëria ku unë kaloj dhe kohën më të mirë me shokët, sepse nxjerr ato që brenda vetes të mundojnë qoftë të saktë apo të gabuar qoftë rëndësi ka që ti bashkëbisedon përsa i përket familjes është mbështetja kryesore për individi familja është mbështetja kryesore te një njeriu e gjitha janë të ndërthuara nga pak për të gjithë mendoj se kohën më të mirë sot për sot ia kam kushtuar profesionit. 

Era Çela
Sigal