Armina Shena: Më duket e paimagjinuar, kur më thonë po çmend pasarelat

567
Sigal

PERSONAZH/ Flet Armina Shena, modelja që çmend pasarelat

Ajo e ka filluar rrugën e modeles që në moshë të vogël 15 vjeç, për vetë karakteristikat trupore të shkëlqyera, por dhe vetë përkrahjen që i dhanë prindërit. Ata janë tifozët e përhershëm që e ndjekin në çdo vend ku ajo sfilon. Fotografë të panumërt i kërkojnë pozime për agjenci të ndryshme, por ajo setet fotografike i ka shumë ekskluzive. Pushimet i bën gjithmonë ën Shqipëri dhe asnjëherë nuk i rritet mendja për sukseset. Ka disa parime që i cilëson: -Nuk e imagjinoj të bëj plazh nudo

-Mashkulli ideal ai që kam në krah. -S’do e bëja kurrë t’i propozoja një mashkulli

 -Si e filluat rrugën e modelizmit?

Rrugën në modelizëm e kam filluar në moshën 15 duke marrë pjesë në konkurse të ndryshme.

 -Kush ju zbuloi dhe cila ishte sfilata e parë ?

Më zbuloj Endrit Mërtiri, të cilin e falënderoj. Sfilata e parë që kam bërë ka qenë në vitin 2009.

 -Sa ka ndikuar babi juaj në këtë profesion?

Babi me ka përkrahur, gjithashtu dhe mami në fillimet e mia si modele dhe më kanë ndjekur nëpër sfilata.

 -Cilat janë planet këtë periudhë?

Në këtë periudhë është një set fotosh, i cili do të jetë surprizë.

-Kur je ndjerë më keq në skenë?

Keq s’jam ndjerë ndonjëherë shpresoj të mos më ndodhi.

  -Kur ka qenë dita juaj më e keqe në jetë?

Dita më e keqe kur kam qenë me vonesë për tek një set fotosh.

  -Kur ndjeheni më mirë kur ju thonë jeni e bukur apo e supermodele?

Më mirë kjo e dyta.

 Ku i bëni pushimet verore?

Pushimet verore i bëj në Shqipëri.

 -Cili është për ju mashkulli ideal çfarë duhet të ketë ai?

Mashkulli ideal është ai që kam përkrah duhet të jetë i sinqertë dhe jo mendjemadh.

 -Me kë preferon të shoqërohesh më shumë me meshkuj apo me femra?

Me të dyja palët njësoj.

 –        Cila ka qenë dita më e bukur në jetë?

Dita me e bukur ishte kur fitova Queen of the Evrope dhe Miss Fotozhenia

 -Cila makinë është e preferuar për ju?

S’jam e fiksuar pas makinave

 –        -Cilat rroba banje preferoni?

–        Rroba banje g&g.

 – A keni menduar të bëni plazh nudo?

Jo se kam menduar ndonjë herë.

 -E keni menduar ndonjëherë t’i propozoni ndonjë mashkulli?

 Jo s’do e bëja kurrë.

 – Cila ngjyrë ju pëlqen në veshje?

 E bardha më pëlqen shumë .

 –        Cilat janë veshjet e preferuara në verë?

Një fustan dhe një palë sandale

 Cili është parfumi i preferuar?

–        Parfumi i preferuar D&G Velvet Desire

 -Si veproni kur meshkujt ju ngacmojnë në rrugë?

 Bëj sikur s’i dëgjoj.

 -E keni problem shoqërimin me një gay?

Jo nuk e kam aspak bezdi.

 -Frutat e preferuara dhe ushqimi veror?

Fruti i preferuar është qershia, ushqimi rizoto me fruta deti

 -Palestra pjesë e jetës tuaj, ku përqendrohet ?

-Në palestër shkoj vetëm një herë në javë sepse sa do qe te ha nuk shëndoshem e kam vet në gen.