Vajza! Këto janë 4 gjërat që çdo mashkull dëshiron në shtrat

604
Iku koha kur meshkujve u interesonte vetëm akti final! Tashmë e kanë mësuar “hilenë” dhe kanë zbuluar që rruga për te akti final fal gjithashtu shumë kënaqësi. Një mashkull nuk përpiqet t’i kodojë mesazhet në shtrat, i jep ato të gatshme, por si gjithmonë femra përpiqet të kapë kuptimet e fshehta,ndonëse ato rrallë ekzistojnë. Nëse ende nuk e dini se çfarë duan meshkujt në shtrat lexoni më poshtë!
1. Çdokush do të dëshironte t’i përkëdhelej egoja! Fjalët nuk janë të tepërta në shtrat sidomos kur janë lavdëruese. Pas fazës së ëmbël, pak “piper” nuk do të bënte keq! Do të habiteni se ç’efekt do të kishin disa fjalë në performancën dhe sjelljen e partnerit tuaj.
2. Për një mashkull është eksituese kur femra merr kontrollin
Nuk ka pse të jetë diçka e komplikuar dhe nuk po themi të rikrijoni skena filmash erotikë ku femra aktron me pranga e kamxhikë prej pellushi, shkruan “bota sot”. Mjafton t’ia bëni të ditur partnerit me një shikim që ju do të merrni kontrollin dhe ai do të shkrihet i tëri.
3.Mos i thoni “Jo” gjërave të reja
Nëse nuk bini në grackën e monotonisë “do të jetoni të lumtur përgjithmonë” ! Jini kreativë dhe mos kini ndrotje ndaj gjërave të reja ! Një “jo” e prerë mund të shuajë zjarrin e partnerit.
4. Befasojini
E kush mashkull nuk do të dontë të merrte një mesazh erotik, apo sinjale që do e benin të fantazonte! Surprizat dhe iniciativat tuaja cilatdo qofshin ato, do të vlerësohen nga partneri. Kostumet, lojërat, lodrat funksionojnë gjithmonë, por vetëm duhet të dini se çfarë i pëlqen partnerit tuaj për të mos rrezikuar.
Sigal