Arben DUKA / Humori i zhapikut të Portokadhisë

174

Gjithmonë çudira,

Ka e do të ketë,

Se të vjen pickimi,

Andej nga s’e pret!

 

“Lot me ty o djalë,

Se ta din merakun”,

Po Portokadhia,

Ka nxjerrë dajakun!

Ka nxjerrë dajakun,

Kjo zuskë e mallkuar,

Vlerat e vërteta,

Për t’i masakruar!

 

Doli në ekran,

Një zhapik humori,

Dhe vargjet e këngës,

Një nga një i mori!

Një nga një i mori,

Ky biçim zhapiku,

Dhe u ekspozua,

Si një farë kritiku!

 

Tridhjetë vjet më parë,

Kënga është kënduar,

Sukses absolut,

Ndaj dhe s’është harruar!

Ndaj nuk janë harruar,

Kurrë vargjet e mia,

Se i di përmendësh,

Dhe Portokadhia!

 

Kur çmime nderi,

Ne më të fitonim,

Qe Portokadhia,

Në allatet e Gonit!

 

Lot me ty o djalë,

Ka mbetur si nuskë,

Dhe s’u bë hataja,

Që e shan një zuskë!

 

Në të gjithë shekujt,

Që ka Perëndia,

S’ka gjë më banale,

Se Portokadhia!

 

Meqë leje hiç,

Për  vargjet s’më mori,

Unë do t’i vë emrin,

Bordello humori !

 

Kam thënë se është Top-i,

Një ishull lirie,

Ndaj dhe i them vetes,

Pika që s’të bie!

 

Ndaj dhe i them vetes,

Të rëntë një pikë,

S’ka ishuj lirie,

Që rrisin zhapikë!

 

Siç bëra dikur,

Luftën me Xhuvelin,

Me Portokadhinë,

Tash e kam duelin!

 

Në asnjë betejë,

Kurrë s’kam bërë hile,

Shpejt do nxjerr në dritë,

Ca burra me bile!

 

Nga Portokadhia,

Do kërkoj një listë,

Drejtor – producentë,

Lolo – skenaristë!

 

Tani s’kisha punë,

Po punë më nxori,

Kjo Portokadhia,

bordello humori!

 

Bordello humori,

Kozmara e Dura,

Burrat porsi gra,

Gratë porsi burra!

 

Le të mprehin lapsat,

Duri e Kozmai,

Se s’kanë rënë akoma,

Në duar ustai!

 

Nga kjo do mësojë,

Edhe Topi vetë,

Se si mund të bëhet,

Humor i vërtetë!

 

Se si mund të bëhet,

Humor i vërtetë,

Krejt pa ulëritur,

Pa banalitet!

 

Sa ç’bën për një javë,

Kopeja gaztore,

Unë e bëj me bythë,

Për një gjysmë ore!