Adele ndërpret koncertin, një fanse pëson atak kardiak

525
Adele ndërpret koncertin në Sidnej, pasi një fanse është dashur të dërgohej me urgjencë në spital. 47-vjeçarja siç është mësuar më vonë kishte pasur infarkt në zemër. Në videon, e cila është shpërndarë shumë në rrjetet sociale, shihet këngëtarja duke u përpjekur të mësojë nëse është gjithçka në rregull me fansen e saj.
“Më falni, a mund të ndalojmë? Aty është dikush që ndihet keq dhe jam e shqetësuar, sepse kjo këngë shoqërohet me fishekzjarrë dhe nuk dua ta frikësoj”, është shprehur Adele kur ka marrë vesh se dikush nga publiku e kishte humbur vetëdijen.
Incidenti ka ndodhur para se ajo ta këndonte këngën “Rolling In The Deep”.Në koncertin tjetër në Sydney, diva britanike i ka uruar shërim të shpejtë fanses që kishte përjetuar infarkt dhe ia ka kushtuar një këngë.

“Në këtë pjesë të koncertit, mbrëmë një grua ishte shumë keq. Atë moment e ndërpreva koncertin për të kuptuar nëse ishte gjithçka në rregull. Akoma nuk e di nëse është mirë, por sonte do të doja ta këndoj këtë këngë për të”, ka thënë Adele para se ta këndonte këngën “Take It All”.
Sigal