63-vjeçarja u bë modele për shkak të një gabimi të gazetarëve

658
Një profesoreshe 63 vjeçare e Universitetit “Fordham”, është shndërruar në një modele magjepsëse kjo sepse gazetarët e ngatërruan atë me një yll mode. Lyn Slater, e cila zotëron doktoraturën për mirëqënie sociale dhe jep mësim në Shkollën e Shërbimit Social, po priste një mik jashtë qendrës Lincoln pak vite më parë, gjatë javës së modës në New York, kur dy gazetarë japonezë filluan t’i bënin foto.
Veshja e saj elegante, kostumi Yohji Yamamoto i kombinuar me një çantë Chanel, bëri që gazetarët të mendonin se ajo ishte pjesë e ndonjë industrie të famshme të modës, duke bërë që aksidentalisht 63 vjeçarja të fillojë karrierën e saj të modelimit.
Kështu 63 vjeçarja Slater tërhoqi shpejt mijëra ndjekës të të gjitha moshave. “Më vijnë shumë e-maile nga të rinjtë që thonë: po na bën të mendojmë se të bëhemi më të vjetër do të thotë të jemi më të bukur dhe të freskët, dhe se mund të bëjmë gjithçka që dëshirojmë në çdo moshë. Prandaj shumë nga komentet në Instagramin tim janë thënie për jetën” , ka thënë ajo për “Today”
Industria e modës u impresionua nga ndjenja e saj e stilit dhe në janar të këtij viti, Slater nënshkroi me Elite London.
Sigal