Zjarr i befasishëm në një pallat, plagoset i moshuari në Elbasan

132
Një zjarr ka përfshirë katin e dytë të një pallati në lagjen ‘Beqir Dardha’ në Elbasan, ndërsa është lënduar një i moshuar i cili jetonte i vetëm.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore konstatuan se; në lagjen “Beqir Dardha” në katin e dytë të një pallati, në banesën e shtetasit F.Zh., rreth 90 vjeç i cili jetonte i vetëm në banesë ka rënë zjarr.
Si pasojë e rënies së zjarrit është dëmtuar vetë 90 vjeçari i cili është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shkak i rënies së zjarrit dyshohet të ketë qenë nga përdorimi pajisjes elektrike.