Zbulohet dinamika e vrasjes në Linzë, krimi u krye nga arma e Emiljano Tashos

471
Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim 4 persona, të akuzuar për vrasjen e ndodhur në Linzë më 11 nëntor 2015.
Duke ndërtuar dinamikën e ngjarjes Prokuroria deklaron se Enton Nikaj ka mbetur i vrarë nga plumbat që kanë dalë nga pistoleta që mbante në dorë Emiljano Tasho. Në këtë ngjarje u plagos dhe Ismet Gaxherri
Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzat
1. Emiljano Tasho akuzohet se ka kryer veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Plagosja e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim, “Vjedhja me dhunë” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake”. I arrestuar
2. Ervis Martinaj akuzohet se ka kryer veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe ”Plagosja e lehtë me dashje”, kryer ne bashkpunim
3. Bujar Hasani akuzohet se ka kryer veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer ne bashkpunim,”Plagosja e lehte me dashje” kryer ne bashkpunim parashikuar si dhe Prodhimi mbajtja pa leje e armeve luftarake
4. Mirsad Kuçana akuzohet se ka kryer veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer ne bashkpunim,”Plagosja e lehte me dashje” kryer ne bashkpunim parashikuar si dhe Prodhimi mbajtja pa leje e armeve luftarake”. I arrestuar.
Po ashtu, Prokuroria e Tiranës akuzohen edhe shtetasin:
5. Erjon Biraçi për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës ka rezultuar e provuar se shtetasit Martinaj, Tasho, Hasani dhe Kuçana janë përplasur fillimisht fizikisht me shtetasit Enton Nikaj dhe Ismet Gaxherri, në parkingun e lokalit në pronësi të Gaxherrit. Gjatë konfliktit, disa prej agresorëve kanë nxjerrë armë pistoletë dhe, në përleshje e sipër, ka mbetur i vdekur me plumb pistolete shtetasi Nikaj.
“Prokuroria e Tiranës ka krijuar dinamikën e ngjarjes, nga e cila ka rezultuar se plumbi që i ka marrë jetën Enton Nikajt është qëlluar nga arma që mbante në duar i pandehuri Emiljano Tasho.
Ndërkohë, shtetasi Tasho akuzohet edhe për veprën penale të “vjedhjes me dhunë”, ngjarje e ndodhur në datë 30.ë.2015, ku ai ka vjedhur me përdorimin e armës pistoletë shumën prej 220 mijë lekësh në një lokal lojëra fati në zonën e “Ali Demit”, në Tiranë.
Për ngjarjen e vjedhjes me dhunë, Prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzën e përkrahjes së autorit të krimit për shtetasin Erjon Biraçi, pasi ka rezultuar se ai ka qenë nën shoqërinë e Tashos gjatë vjedhjes me dhunë që ky i fundit ka kryer në lokalin e lojërave të fatit” thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Sigal