Vritet me thikë pronari i një biznesi në Durrës, arrestohen 3 autorët

60
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Nr.3 të qytetit të Durrësit ku një person ka humbur jetën pasi është qëlluar me thikë.
Autorët, të cilët mësohet se janë tre persona, 2 vëllezër dhe nipi i tyre janë larguar menjëherë nga vendngjarja, por janë vënë në pranga vetëm pak minuta më vonë. Sipas policisë, autorët e krimit të cilët ishin banorë të pallatit ku gjendej piceria, janë konfliktuar me viktimën për çështje qiraje.
Ndërsa pronari i biznesit, A.Arapi, rreth 60 vjeç, ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të shkaktuara nga goditjet me thikë.