Vrau nënë e bir, krim pasioni në Vlorë, Kasem Pirjasi kishte të dashur gruan e viktimës, detaje

681
Vrau nënë e bir, krim pasioni në Vlorë, Kasem Pirjasi kishte të dashur gruan e djalit. Ai është një 26­ vjeçar i martuar, baba i dy fëmijëve i cili kishte një lidhje jashtë martesore me gruan e të ndjerit , Hysnie Hoxhallarin. TCH raporton se që kur Olsi ishte kthyer nga Greqia për shkak të festave të fundvitit , ai nuk kishte me mundësi ta takonte 38 ­vjeçaren e cila është nga fshati Strume i Fierit, andej nga është edhe vrasësi e po ashtu mblesi për martesën. Dy të arrestuarit kishin pasur një histori që në fshat dhe përpara se Hysnia të martohej me të ndjerin. Madje, sipas TCH per këtë martesë kishte ndërhyrë Kasëm Pirjasi, i cili është baxhanak me një nga kushërinjtë e viktimave. I pyetur nga policia Kasëm Pirjasi ka rrëfyer se pasi Olsi ishte kthyer nga Greqia ai nuk po e takonte më dot të dashurën. Në këto kushte ka bërë edhe planin, ndërkohë që Hysnia këmbëngul se nuk dinte asgjë për vrasjen. Gruaja ka shtuar se pasi Kasëmi i kishte vrarë të dy, edhe bashkëshortin dhe vjehrrën ,ai e kishte njoftuar për masakrën. “E lava hanxharin ka rrëfyer gruaja e cila ka treguar edhe vendin ku ishte fshehur, ai i vendosi zjarrin banesës së vogël dhe kur ai iku, unë prita deri në orën katër të mëngjesit dhe pastaj njoftova policinë”­ tha ajo. Çfarë tha në polici gruaja e viktimës një ditë pas vrasjes makabre Ditën e sotme policia e Vlorës zbardhi ngjarjen tragjike në Vlorë, ku u dogjën në banesë nëna dhe djali.
Si përgjegjëse për këtë vjasje policia ka arrestuar bashkëshorten e Olsi Hoxhallarit viktimë, dhe një tjetër person si bashkëpunëtor në krim. Por çfarë tha një ditë pas vrasjes makabre 32 vjeçarja?
Bashkëshortja e Olsi Hoxhallarit ishte në mesin e 10 familjarëve dhe të afërmve të familjes, të shoqëruar në Polici lidhur me ngjarjen, shkruan Panorama,. Grupi hetimor kishte dyshime të forca se, 41­vjeçari Olsi Hoxhallari dhe nëna e tij, Salike Hoxhallari, janë vrarë nga një person i afërt në befasi, pasi fqinjët nuk kanë dëgjuar asnjë.
Sigal