Vrau dy shtetase gjatë një grabitje, ekstradohet nga Spanja 42-vjeçari

404
Është ekstraduar nga Madridi, Spanjë, Indrit Shaqja,42 vjeçari nga Shijaku i akuzuar për “Vjedhje me pasojë vdekjen në bashkëpunim”. Akuzat i referohen vrasjes së dy kunatave të moshuara në Durrës mbrëmjen e 2 shtatorit 2014, kur Gjinofeva dhe Elsa Vava u gjetën të vdekura me një qese plasmasi në kokë.
Gjykata e Shkallës së Parë, Durrës më herët kishte dhënë masën arrest me burg për 42 vjeçarin që dyshohet se krimin e ka kryer në bashkëpunim me Velson Elmazin dhe Artur Kaçanollin, të dy 29 vjeçarë. Të tre të akuzuarit kanë hyrë në banesën e dy kunatave 75 dhe 70 vjeçe për të vjedhur, ndërsa kanë torturuar të moshuarat që jetonin vetëm në një shtëpi karakteristike durrsake, derisa kanë gjetur vdekjen të mbytura nga asfiksia prej qeseve të plasmasit.
Dy kunatat u gjetën të pajeta në katin e dytë të banesës me me duar të lidhura dhe qese plasmasi në kokë. Ndërkohë ndaj të ekstraduarit nga Madridi, ka dhe një dënim me 6 muaj burg, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Gjithashtu, ndaj shtetasit Indrit Shaqja më datë 25.06.2015, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, datë 14.11.2014, sipas te cilit është dënuar me 6 (gjashtë) muaj burg për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”. 
Sigal