Vodhen makinen e policit, por bëjnë aksident….

110
Një aksident ka ndodhur sot ne Vlorë. Tentativa për vjedhjen e një automjeti ka përfunduar me aksident. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 korriku” të këtij qytetei. 
Persona ende të paidentifikuar kanë tentuar t’i vjedhin makinën një punonjësi të policisë, por gjatë arratisjes kanë humbur kontrollin e mjetit dhe janë përplasur me një shtyllë elektrike.
Pas aksidentit, autorët e ngjarjes kanë braktisur automjetin dhe janë larguar nga vendngjarja/ Ndërkohë Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve që tentuan të vjedhin makinën e në kolegut të tyre. Benzi është vjedhur gjatë natës në aferrsi të Kishës Ortodokse.