Vlorë/ Përplaset me makinën tjetër dhe më pas godet murin e një banese, një i plagosur në Vlorë

100

Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Plazhi i Vjetër”, pranë kabinave, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas burimeve, një makinë tip “Fiat” pasi ka goditur automjetin tjetër, tip “Honda”, si pasojë e përplasjes së fortë ka goditur edhe një murin rrethues të një banese aty pranë.

Shoferi i Fiatit është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa nuk dihet ende gjëndja e tij shëndetësore.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.