Vladimir Gjuta mohon akuzat: S’kam lidhje me tritolin te farmacia e Tahirit

608
Vladimir Gjuta mohon vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.
Ndërsa është marrë në pyetje prej mesnatës deri sot në mëngjes nga krerët më të lartë të policisë së shtetit, përfshi Drejtorin e Përgjithshëm Haki Çako, zv/drejtorin e Përgjithshëm të Policisë në seksionin e Krimeve të Rënda Ardian Çipa dhe Zv.Drejtorin e Pergjithshem të Policise Altin Qato, Gjuta nuk ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij.
35-vjeçari Gjuta, njeriu që dyshohet se qëndron jo vetëm pas tritolit në farmacinë e familjes Tahiri, por edhe kërcënimit me jetë të Ministrit të Brendshëm u arrestua dje pranë tunelit të Kalimashit, në një operacion të forcave speciale RENEA.
Sigal