VIDEO/ Trafik ndërkombëtar droge nga Porti i Durrësit, kapen 4.6 kg drogë… e lëngët, arrestohet shoferi

79
Goditet një rast trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike në Portin e Durrësit. Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Durrës zbuluar 4.6 kg përzierje narkotike të lëndër në makinën e një 28-vjeçari nga Lezha dhe e ka arrestuar atë. Ai quhet Pashk Kola.

Policia e Durrësit e kreu operacionin mbrëmjen e djeshme, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative. Gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës në furgonin “Fiat” me targa AA 246 PU që drejtohej nga Pashk Kola dhe pas një analize të hollësishme si dhe skanimit të mjetit, tek dera e shoferit zbuloi lëndën narkotike.

Veprimet e mëtejshme hetimore u kryen nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, ku gjatë peshimit rezultoi se bëhej fjalë për 4.6 kg përzierje me lëndë narkotike marihuanë në gjëndje të lëngët.

Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal.