VIDEO/ Pamje të reja, si u iku policëve nga duart i dënuari për rrëmbim

658
Sigal

Këto janë pamje të reja të arratisjes nga Gjykata e Vlorës e të dënuarin për rrëmbim personi, të Mikel Kasës.

Kasa 29-vjeç ishte paraqitur sot në Gjykatën e Vlorës, për t’u njohur me dënimin e formës së prerë për akuzën e ‘’rrëmbimit të personit”.

Në një moment të seancës ai ka goditur me grusht një prej efektivëve të Policisë dhe më pas është arratisur nga salla. Ai hipi mbi tavolinën e gjyqit dhe më pas është larguar me vrap nga salla.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në Vlorë dhe po kreh të gjithë zonën.