VIDEO/ Çmendet 36-vjeçari nga Vlora, bën për spital gruan dhe kërcënon me thikë vjehrrin e kunatin

445
Një konflikt familjar mund të kishte përfunduar me vrasjen e disa personave në Vlorë. Policia e qytetit jugor ka parandaluar konfliktin duke ndërhyrë në kohë ndërsa një burrë kishte dhunuar gruan barbarisht dhe po kërcënonte me vrasje vjehrrin dhe kunatin.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “10 Korriku”, ku Shërbimet e Policisë të Komisariatit Vlorë kanë marrë sinjalizim nga Salla Operative se në një banesë po konfliktoheshin me njëri-tjetrin disa familjarë. Menjëherë është organizuar punën dhe policia ka shkuar pranë vendit në fjalë.
Policia ka kapur në flagrancë shtetasin Krenar Likskëndaj, 36 vjeç, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases L.Likskëndaj, 28 vjeçe, dhe po kanoste me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij të cilët ndodheshin në banesë.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën e autorit. Materialet hetimore iu referuan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj tij për veprat penale “Dhunë në familje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”, të parashikuara nga neni 130/a, 279 dhe 84 të Kodit Penal.
Sigal