Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, gjendet i pajetë 29-vjeçari shqiptar

422
Një shtetas i Shqipërisë i moshës 29-vjeçare është gjetur sot pa shenja jete në rrugën “Mustaf Venhari”, në lagjen Dardania të Prishtinës. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tregoi se policia në mëngjesin e sotëm ka marrë informacion për këtë vdekje, të cilën e cilësoi të dyshimtë. Në vendin ku është gjetur i vdekur janë gjetur edhe substancë e dyshuar narkotike e llojit marijuanë. Gjithashtu, në vendngjarje janë gjetur edhe disa maska, të ngjashme me ato të protestuesve dje në Prishtinë.
Sigal