U arrestua tek udhëtonte me pistoletë drejt Bularatit: Ja çfarë kërkon Prokuroria për policin grek

407
Sigal

Një polic, një deputet dhe një tjetër sheteas grek janë shoqëruar në Komisariat pasi teksa po shkonin në ceremoninë e të 40-ave për Kaçifasin , në Bularat, u ndaluan me një armë në makinën e tyre.

Pas ndalimit të tyre, mësohet se drejtuesi i mjetit Marios Gogolos u prezantua si punonjes i policisë greke, ndërsa një nga dy personat e tjerë si deputet në parlamentin grek dhe quhet Vasiljos Jojakas.

Gjatë kontrollit të ushtruar drejtuesit të mjetit iu gjet në xhepin e xhupit një pistoletë me numër 27A036110 SIGSAUER INC me ngjyrë të zezë.

Sot Prokuroria ka kërkuar:

1-Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit Marios Gogolos, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

2-Caktimin e masës shtrënguese të sigurimit personal “Detyrimi per t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit Marios Gogolos.

Njoftimi nga Prokuroria e Sarandës     

Prokuroria Sarandë ka regjistruar procedimin penal 903, dt 08.12.2018 për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” të parashikuar nga neni 278/1 të Kodit Penal, pasi materialin e referoi Komisariati i Policisë Sarandë, në ngarkim të shtetasit:

Marios Gogolos, lindur 30 maj 1985 në Janinë dhe banues në Igumenicë, Greqi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

Policia ndaloi në 8 dhjetor në 09:45 te “Pika e Kranese” në rrugën Sarandë-Gjirokastër automjetin “Volvo” me targa ITM5299 ku ndodheshin tre persona.

Drejtuesi i mjetit Marios Gogolos u prezantua si punonjes i policisë greke, ndërsa një nga dy personat e tjerë si deputet në parlamentin grek dhe quhet Vasiljos Jojakas.

Gjatë kontrollit të ushtruar drejtuesit të mjetit iu gjet në xhepin e xhupit një pistoletë me numër 27A036110 SIGSAUER INC me ngjyrë të zezë.

Shtetasi Marios Gogolos deklaroi se ishte punonjës policie në Igumenicë dhe në shërbim të deputetit grek Vasiljos Jojakas.

Ky deputet i ka kërkuar Gogolasit të shkonin në Shqipëri sëbashku me një mikun e tij.

Rreth orës 08.00 ai ka marrë deputetin në banesën e tij dhe më pas janë nisur në drejtim të Pikës së Kalimit Kufitar Qafë-Botë, ku kaluan normalisht kufirin ndërshtetëror.

Në Pikën e Kalimit Kufitar nuk është pyetur nëse kishte armë me vete, duke shtuar njëkohësisht se e kishte marrë padashur atë, gjatë kohës që mori deputetin në banesë.

Njëkohësisht nga mbrojtësi dhe të afërmit e personit nën hetim janë depozituar në prokurori disa dokumente greke të përkthyera në shqip.

Dokumentet i referohen Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit të Greqisë, departamentit përkatës të armëve dhe eksplozivëve që vërtetojnë se Marios Gogolos Oficer Policie, është i pajisur me leje për mbajtjen e armës pistolete me nr. 27A036110 SIGSAUER INC.

Sipas materialeve të shqyrtuara, vleresohet se ka dyshime të arsyeshme se shtetasi Marios Gogolos ka konsumuar elementët e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe emri i të dyshuarit Gogolos u shënua në regjistrin e njoftimit të veprave penale si person që i atribuohet vepra penale.

Organi procedues duke vleresuar faktin që personi nën hetim është punonjës policie në shtetin grek, disponon leje për mbajtjen e kësaj arme në shtetin grek, në kohën e ndalimit ka qenë i shoqëruar nga një autoritet i lartë shtetëror i këtij shteti, janë të dhena që nuk tregojnë për një rrezikshmëri të lartë të këtij personi dhe për këto arsye nuk ka shkaqe që vënë në rrezik marrjen apo vërtetësinë e provave.

Vlerësohet se masa e sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, është e përshtatshme në raport me masat e tjera të sigurimit personal të parashikuar nga ligji procedurial penal.

Në mbështetje të neneve 228, 229, 234, 258 dhe 259 të K. Pr. Penale, prokuroria Sarandë kërkoi:

1-Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit Marios Gogolos, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

2-Caktimin e masës shtrënguese të sigurimit personal “Detyrimi per t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit Marios Gogolos.