Sigal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Tufinë, ku një foshnjë ka ndërruar jetë për shkaqe ende të panjohura.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se foshnja me inicialet S.A., nuk ka shenja dhune në trup.

Ndërkohë, po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, pasi ende nuk dihen rrethanat. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.